E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrënia gjatë festave

Jo më kot njerëzit thonë se barku vendos, sidomos gjatë ushqimeve të tepërta që konsumojmë gjatë festave. Të joshur nga shija e gatimeve të shumëllojshme dhe tryezat pa fund nga një i afërm te tjetri, gjatë festave të fundvitit rreziku që të shtojmë në peshë ose të abuzojmë me stomakun është tepër i lartë. Për këtë arsye, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani, shpjegon se cili është sekreti që gjatë festave të hamë pa u kufizuar dhe të mos shtojmë peshë. Bëhet fjalë për përdorimin e disa produkteve me bazë 100 për qind bimore, të cilat nëse konsumohen pas ngrënies së tepërt bëjnë tretjen e ushqimit si dhe të yndyrave e sheqernave që mund të grumbullohen në organizëm. Konkretisht, produktet që ndihmojnë në tretjen e ushqimeve janë: digerisko, cotidierbe, colesol, ferzym, aries etj. Specialistja shpjegon se, nëse përdoret qoftë edhe një nga produktet e mësipërme, rreziku për të shtuar në peshë trupore ose dëmtuar stomakun nuk ekziston më, pasi ato bëjnë tretjen në kohë reale të ushqimeve.

Problemet

Sindroma e kolonit të irrituar është një çrregullim shumë i përhapur, i cili prek gjithë kategoritë e njerëzve. Vlerat e këtij shqetësimi shkojnë deri në 20-40 për qind të popullsisë në përgjithësi dhe më tepër janë femrat që vuajnë nga ky problem se sa meshkujt. Koliti përfaqëson një gjendje inflamatore akute, ose kronike të zorrës në forma të një rëndese të ndryshme, ku disa kanë simptoma më të rënda, ndërsa të tjerë më të lehta në varësi nga individi. Kjo sindromë nuk konsiderohet një sëmundje e vërtetë përderisa nuk shoqërohet me lezione, apo dëmtime të indeve të zorrës. Por nga ana tjetër, bëhet fjalë për shqetësim funksional kronik të zorrës, në të cilin simptoma e dhimbjes shoqërohet me modifikime funksionale të lëvizshmërisë së zorrës, ku ato mund të shpejtohen dhe të shkaktojnë një lëvizshmëri më të shpejtë të ushqimit, duke formuar gazra si dhe duke shkaktuar diarre. Nga ana tjetër, këto lëvizje mund të reduktohen deri në atë pikë sa masa e ushqimit të përpunuar të qëndrojë në zorrë dhe të dehidratohet duke sjellë në këtë mënyrë kapsllëk. Në studimet e fundit të publikuara për sindromën e kolonit të irrituar është vërejtur një çekuilibrim i florës mikrobike intestinale, ku ka një ulje të baktereve të dobishme si laktobacilet dhe bifidobakteret dhe ka një rritje të atyre të dëmshme, si klebsjellat dhe enterokoket. Studimet, gjithashtu, kanë nxjerr në pah dhe faktin se në qoftë se kjo florë mikrobike sillet në normë edhe shenjat e kolitit zhduken në masën 75 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›