Rekordmeni Gogunja, gardiani Nr. 31 në renditjen botërore

Nga Leonard Karaj
Dimë shumë për të. Ka qenë portier i kombëtares shqiptare. Kampion i Shqipëisë për herë të parë me Labinotin e Elbasanit në sezonin 1983-1994. Tashmë trajner i portierëve tek klubi verdheblu. Por karshi kësaj Bujar Gogunja mban edhe një ndër rekordet e pathyeshme të paktën deri tani në futbollin tonë. Gogunja është gardiani që ka mbrojtur portën e tij për më shumë se 1.037 minuta nga goli duke hyrë kështu edhe në librat e Federatës Internacionale të Futbollit, Histori dhe Statistika. Në klasifikimin e përgjithshëm elbasanasi renditet në vendin e tridhjetë e një duke qenë një prej portierëve që ka kaluar kohën e njëmijë minutave. Goggounja ishte pjesë e Labinotit kampion më 1983-1984 dhe mbajti të pakrekur portën e tij që prej 11 dhjetorit 1983 deri më 13 maj 1984, pra , plot gjashtë muaj. Shqiptarët Por përvec Gogunjës në 350 portierët që kanë mbajtur të paprekura rrjetët e portës së tyre janë edhe tetë shqiptarë të tjerë. Kështu në vendin e 59 renditet gardiani i Teutës së Durrësit Kujtim Shtama. Ky i fundit gjatë sezonit 1993-1994 nuk pësoi gol për 927 minuta, prej 12 shkurtit 1994 deri më 30 prill të po atij viti. Pas tij nëntë vende më poshtë renditet Rraqi Pisku, portier i Partizanit gjatë vitit 1951. Pisku nuk pësoi gol për 905 minuta, prej 14 janarit 1951 deri më 18 mars 1951. Ndërsa para tij në renditje është legjendari Dino Xof, Dodë Tahiri do të mbente të paprekur portën e tij për 898 minuta duke mbajtur vendin e 79 në renditjen botërore. Vogli e Jashin Ndërkohë një tjetër legjendar i portës së kuqezinjve Qemal Vogli ka lënë shenjat e tija në këtë klasifikim. Vogli nuk ka pësuar gol për 840 minuta, prej periudhës 21 janar 1952 deri më 23 mars 1952. Pas tij vijnë edhe dy shqiptarë të tjerë, Anesti arapi dhe Xhevair Kapllani të cilët kanë lënë pas tyre as më pak e as më shuam se një mit botëror, Lev Jashin, të vetmin portier që ka fituar "Topin e Artë". Arapi nuk ka pësuar gol për 827 minuta ndrësa mbronte portën e Flamurtarit gjatë 7 tetorit 1990 deri më 9 dhjetor 1990. I fundit ndër shqiptarët është ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha. Ky i fundit mbrojti portën e Dinamos prej 4 marsit 1990 deri më 22 prill 1990, për 695 minuta. 1. Geraldo Pereira "Mazaropi" Vasko da Gama, Brazil: 1.816 minuta Periudha: 18/05/1977-07/09/1978 2. Thabet El-Batal National Kairo, Egjipt: 1.486 minuta Periudha: 07/04/1975-29/12/1976 3. Dani Verlinden Klub Bryzh, Belgjikë: 1.390 minuta Periudha: 03/03/1990-26/09/1990 4. Jose Maria Buljubasish Universidad, Argjentinë: 1.352 minuta Periudha: 26/06/2005-30/10/2005 5. Thabet El-Batal National Kairo, Egjipt: 1.325 minuta Periudha: 03/03/1978-16/02/1979 ...... 31. Bujar Gogunja Labinoti, Shqipëri: 1.037 minuta Periudha: 11/12/1983-13/05/1984 32. Petr Ceh Celsi, Angli: 1.025 minuta Periudha: 12/12/2004-05/03/2005 ...... 59. Kujtim Shtama Teuta, Shqipëri: 927 minuta Periudha: 12/02/1994-30/04/1994 ..... 68. Rraqi Pisku Partizani, Shqipëri: 905 minuta Periudha: 14/01/1951-18/03/1951 69. Dino Xof Juventus, Itali: 903 minuta Periudha: 03/12/1972-18/02/1973 ..... 79. Dodë Tahiri Vllaznia, Shqipëri: 898 minuta Periudha: 02/09/1945-23/12/1945 .... 102. Qemal Vogli Dinamo, Shqipëri: 840 minuta Periudha: 21/01/1952-23/03/1952 .... 110. Anesti Arapi Flamurtari, Shqipëri: 827 minuta Periudha: 07/10/1990-09/12/1990 ..... 116. Xhevahir Kapllani Teuta, Shqipëri: 824 minuta Periudha: 02/10/1993-05/02/1994 .... 130. Oliver Kahn Bajern Mynih, Gjermani: 803 minuta Periudha: 09/11/2002-08/02/2003 ...... 196. Lev Jashin Dinamo Moskë, BS: 741 minuta Periudha: 04/10/1962-10/11/1962 ..... 294. Foto Strakosha Dinamo, Shqipëri: 695 minuta Periudha: 04/03/1990-22/04/1990 295. Peter Shmeikel Mancester, Angli: 694 minuta Periudha: 05/05/1997-13/09/1997