E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ “Dosja e zezë” e zgjedhjeve që PS-ja u dërgoi ndërkombëtarëve

Gazeta “Albania” siguron dokumentin prej 51 faqesh që konteston zgjedhjet e 28 qershorit

Albert Gjoka

Zbardhet “maskarada” e zgjedhjeve që socialistët u kanë paraqitur ndërkombëtarëve. Gazeta ka siguruar një kopje në anglisht të dokumentit 51-faqesh që u është dërguar organizatave dhe institucioneve më të rëndësishme, përfshirë edhe OSBE/ODIHR-in. Raporti sjell të dhëna për të gjitha shkeljet e konstatuara që në periudhën e fushatës elektorale, listat e zgjedhësve, pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, procesin e votimit dhe numërimit, e deri në ndëshkimin që iu bë mbështetësve të PS-së që punonin në administratën shtetërore. Dokumenti është përgatitur pa u shpallur rezultati zyrtar nga KQZ-ja dhe mban datën 20 korrik. “Raporti përmbledhës monitoron të dhënat e grumbulluara nga strukturat e PS-së, si dhe mediat, aktorë të shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vëzhguan procesin zgjedhor në Shqipëri”, - thuhet në hyrje të këtij dokumenti. Kapitujt e raportit trajtojnë periudhën përpara dhe gjatë zgjedhjeve, ku konstatohen fenomene që bien ndesh me standardet e një vendi anëtar të NATO-s dhe që aspiron për t’u integruar në BE.
Para zgjedhjeve
Raporti konstaton se situata politike mes maxhorancës dhe opozitës ka qenë e tensionuar gjatë gjithë vitit të fundit para zgjedhjeve, ku PD-ja ka përdorur një gjuhë të rëndë dhe ka akuzuar udhëheqjen e PS-së, duke u marrë edhe me jetën e tyre private. “Vrasja e deputetit të opozitës nga qarku i Fierit, zoti Fatmir Xhindi, më 2 maj 2000, ndikoi rëndë te publikut në lidhje me nivelin e paqes dhe të rendit”, - thuhet në dosjen e PS-së, ku konstatohet fakti se edhe pas disa muajsh ende nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë vrasje. Në vazhdë përmendet edhe atentati tipik mafioz ndaj kreut vendor të Partisë Demokristiane, Aleks Keka, në Malësinë e Madhe, më 18 qershor, vetëm 10 ditë para zhvillimit të votimeve. Raporti konstaton ndryshimet e qëndrimeve mes deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit dhe kryeparlamentares Topalli në lidhje me të kaluarën e të ndjerit Keka. Në vijim të akteve në dëm të PS-së përmenden edhe sjelljet brutale ndaj zyrave elektorale dhe simboleve të fushatës. Aty pasqyrohen incidentet që ndodhën në qytetin e Shijakut, Tiranës, Korçës, Elbasanit, Rrëshenit Gramshit, Lezhës etj.
Një ndër pikat më të forta të raportit është edhe futja në përdorim e elementëve kriminalë dhe dhënia e lejeve të shpërblimit për të dënuarit nëpër burgje, ku shumë prej tyre ishin shpallur fajtorë për vrasje apo krime të tjera të rënda. (Për më shumë, shih listën e emrave që ka nxjerrë PS-ja).
Socialistët ankohen edhe për shkeljen e standardeve të tjera gjatë fushatës, si përdorimi i fëmijëve nëpër mitingje, presionet ndaj administratës, përdorimin e mjeteve dhe infrastrukturës shtetërore në shërbim të fushatës së PD-së, si dhe mosdorëzimin e posteve të tyre nga një numër kandidatësh që ishin drejtues vendorë.
Kartat dhe listat e zgjedhësve
Të paktën 250 mijë shtetas nuk ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar për shkak të mungesës së dokumenteve ligjore të vlefshme për të marrë pjesë në votime, si pasaportë, apo kartë identiteti. Një shifër e tillë ka dalë nga raporti i socialistëve. Sipas tij, ky numër zgjedhësish pati një rol përcaktues në rezultatet e votimeve. “Në këndvështrimin e PS-së, dështimi në pajisjen e shtetasve me karta identiteti është një pengesë e pakapërcyeshme që zgjedhjet e 28 qershorit të konsiderohen të lira dhe të ndershme”, - thotë dokumenti. Një tjetër problem i konstatuar nga monitoruesit e PS-së ishte shpallja me vonesë e listave dhe dublikimet e shumta. “Së paku 2799 persona të moshës 110-150 vjeç ishin në listat e zgjedhësve”, - thotë raporti. Një tjetër e dhënë është se kishte mbivendosje informacioni për 5186 shtetas. Raporti denoncues konstaton edhe problemet që u hasën në ndryshimin e qendrave të votimit për zgjedhësit, apo edhe puna e KQZ-së për vendndodhjen e komisioneve, qendrave të votimit apo qendrave të numërimit. Po ashtu, konstatohet se media ka mbajtur një qëndrim, kryesisht në mbështetje të qeverisë, ku përmendet rasti i “blerjes” së tyre nga qeveria përmes dhënies së një sasie reklamash nga ministri të ndryshme gjatë periudhës parazgjedhore.
Dita e votimit
Raporti monitorues i PS-së i kushton rëndësi të veçantë ditës së votimeve më 28 qershor, duke filluar që nga shpërndarja e bazës materiale vetëm pak orë para nisjes së procesit dhe gjatë gjithë ditës së diel. Djegia e fletëve të votimit, siç ndodhi në Qerret të Pukës, apo zvarritjet dhe tërheqjet e anëtarëve të komisioneve paraprinë procesin. “Në shumë qendra votimi nuk u garantua fshehtësia e votës”, - thotë dokumenti. Aty përmenden fakte të tilla si afërsia e vendit të votimit me komisionin dhe vëzhgimi i zgjedhëse gjatë votimit, apo presionet që u ushtruan ndaj tyre qoftë nga komisionerët, apo edhe militantët, apo shumë fletë kishin shenja të ndryshme për të identifikuar lehtësisht përkatësinë e votës. Ndër defektet e konstatuara edhe nga ndërkombëtarët ishte edhe ai i votimit familjar. Mes shkeljeve që thuhen në raport ishte edhe përdorimi i fletëve të votimit për invalidët (ata që nuk shikojnë), duke bërë abuzime nga më të ndryshmet. Propaganda në qendrat e votimit, mosgjetja apo ndryshimi i emrave nëpër qendra nga votuesit.
Ndër pikat më kritike të raportit është edhe presioni që u ushtrua ndaj anëtarëve të komisioneve nga ministrat, zyrtarët e lartë të shtetit, të zgjedhurit vendorë apo segmente të caktuara të policisë apo elementët kriminalë. Emra të tillë si Aldo Bumçi, Gent Strazimiri etj., përmenden për ushtrim presioni gjatë procesit të votimit. Raporti akuzon drejtpërdrejt ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeajn dhe drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, të cilët jo vetëm dhanë një numër të lartë lejesh gjatë periudhës së zgjedhjeve, por i përdorën shumë prej tyre për të ushtruar presione ndaj qytetarëve dhe komisionerëve (shih listën e personave të dënuar që morën leje shpërblimi). Monitorimi është bërë duke marrë në shqyrtim, rast pas rasti, të gjitha ngjarjet, në të gjithë vendin.

Leje shpërblyese për të burgosurit

Isa Doçi - Burgu i Lezhës
Marjan Lukaj - Burgu i Lezhës
Shpëtim Beqiri - Burgu i Lezhës
Emiljano Domi - Burgu i Peqinit
Artan Goxha - Burgi i Lushnjes
Arjan Sina - Burgu i Tepelenës
Bujar Sinjari - Burgu i Rrogozhinës
Altin Patoku - Burgu i Rrogozhinës
Spartak Kazazi - Burgu i Rrogozhinës
Skënder Kulla - Burgu i Rrogozhinës
Ilir Toska - Burgu i Rrogozhinës
Sokol Genica - Burgu i Rrogozhinës

Leje speciale për të burgosurit:

Burgu i Lezhës
Petrit Gjoka
Antonin Keçi
Sokol Mujo
Fatjon Sterkaj
Alfred Peposhi
Halil Dauti

Burgu i Peqinit
Festim Koçi
Florian Pisha
Drutan Zhuka
Besnik Subashi
Besnik Deda

Burgu i Rrogozhinës
Ferdinad Lamaj
Gentjan Balla
Ivan Kondi
Naim Avdija
Ervin Gërbi
Sokol Uxhi
Hajri Hiraj
Ervis Curri
Jasim Sula
Luan Isufaj
Lush Kolndreu
Sulo Celaj
Bardhi Nanollari
Elvis Pasholli
Bujar Ago
Lutfi Memolla
Luan Llulla
Ertjon Cala
Skënder Driza
Gentjan Hasani
Gjergji Saliu

ZYRTARËT E HEQUR NGA PUNA PËR MOTIVE POLITIKE

QARKU I GJIROKASTRËS

Pranvera Lapaj - Bashkia e Përmetit
Katina Pujo - Bashkia e Përmetit
Mihase Ceka - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Vito Demiri - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Evgjeni Gjoni - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Gjeraqina Lopa - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Sirma Abazi - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Hëna Tota - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Sumbulla Shehu - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Naime Meçe - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Pëllumbesha Spahaj - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Elidon Gërbi - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Aleksandër Bilbili - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Robert Mamaj - supervizor, Drejtoria e Rrugëve në Tepelenë
Namik Muçobega - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Engjellush Runa - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Halim Xhafaj – hidraulik, Ndërmarrja e Ujësjellësit
Denis Lamka – hidraulik, Ndërmarrja e Ujësjellësit
Adriatik Rrapaj – hidraulik, Ndërmarrja e Ujësjellësit
Petrit Brahimi - elektricist i OSSH-së në Tepelenë, transferohet në Konispol
Altin Zhupa - elektricist i OSSH-së në Tepelenë, transferohet në Konispol
Ize Shehu - magaziniere, OSSH-ja në Tepelenë, transferohet në Çarshovë
Myzafer Liçi - supervizor në komunën Memaliaj
Astrit Rama - zyrtar në Burgun e Bençes, transferohet në Peqin
Ajet Hita - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Safet Majko - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Arben Sina - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Arben Elezi - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Muhamet Sinani - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Tefik Deda - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Shamet Lagji - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Llukan Llogo - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Vladimir Stroka - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Afuz Shkreli - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Ilir Bime - zjarrfikës në Gjirokastër
Mane Bizhga - llogaritar i Shërbimit të Sigurimit Social, Gjirokastër
Mimoza Meta - llogaritare e Shërbimit të Sigurimit Social, Gjirokastër
Vjollca Proko - kuzhiniere në Drejtorinë e Trajtimit të Studentëve, Gjirokastër
Pirro Naçe - gazetar në RTSH, në Gjirokastër

QARKU I FIERIT

Robert Shehu - inxhinier në Albpetrol
Guri Nuhaj - zyrtar në Bashkinë e Ballshit
Enver Abedinaj - invalid, roje në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Ballsh
Zamir Lenja - arkitekt, Zyra e ALUIZNI-t, Fier
Portokalle Baho - llogaritare në Drejtorinë e Kolaudimit të Makinave
Fuat Rama - llogaritar në Komunën Cakran
Vera Kokoneci - llogaritare në Drejtorinë e Kontrollit të Automjeteve në Fier
Donika Yzeiri - mësuese në Fier
Arben Maci - inxhinier në Albpetrol në Fier

QARKU I KUKËSIT

Nasuf Zelfia - punonjës në Bashkinë e Kukësit
Floresha Ademi - pastruese në Bashkinë e Kukësit
Vladimir Spahiu - inxhinier në Bashkinë e Kukësit, transferohet në nivel më të ulët
Shpresa Remallari - punonjëse biblioteke në Bashkinë e Kukësit
Azem Elezi - mësues në Drejtorinë e Arsimit në Kukës (masë, paralajmërim nga puna)
Lirika Çengu - edukatore në Kopshtin Nr. 5
Miradije Basha - specialiste në Zyrën e Dhënies së Asistencës
Shkurte Haxhiu - pastruese në Drejtorinë e Shërbimeve

QARKU I DIBRËS

Luiza Tola - specialiste në Drejtorinë e Sigurimit Social në Bulqizë
Fahri Manja (vëllai i kandidatit të PS-së, Ulsi Manja) - elektricist

QARKU I KORÇËS

Gëzime Oralliu - specialist në Albtelekom, Korçë
Haxhi Lanka - specialist në Albtelekom, Korçë
Përparim Çaçi - specialist në Albtelekom, Korçë
Merushe Gjonaj - infermiere në Spitalin Rajonal të Korçës

QARKU I ELBASANIT

Nikolla Kavaja - inspektor, zyra e Punësimit në Elbasan
Ramadan Alla - polic në Burgun e Peqinit
Feruze Sela - gardiane në Burgun e Peqinit, transferohet në Tepelenë
Fatos Malkja - gardian në Peqin, transferohet në Tepelenë
Lumi Koseni - punonjës në Bashkinë e Peqinit
Kujtim Gurra - punonjës në Labinot Mal, Drejtoria e Rrugëve
Nazmi Gurra - punonjës në Labinot Mal, Drejtoria e Rrugëve
Tajar Bici - punonjës në Bashkinë e Elbasanit

29 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›