E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeneli: Kosova nuk ka nevojë t’i krijojë favore Serbisë

LDD vlerëson se reagimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me protokollin e bashkëpunimit EULEX-Serbi, ka qenë i vonshëm duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni në të gjitha fazat e bisedimeve që EULEX-i ka zhvilluar me Serbinë.  “Kosova nuk ka nevojë, apo dikush tjetër në emër të Kosovës, t'i krijojë favore Serbisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, shton Sekretari i përgjithshëm i LDD-së.

Sloganet ditore të Qeverisë së Kosovës për pacenueshmërinë e pronës së qytetarëve, duhet të ndërpriten derisa mungojnë veprimet konkrete. Strukturat paralele të Serbisë në veri të vendit, së bashku me strukturat e UNMUK-ut në veri janë bashkëdyzuar, po pengojnë kthimin e qytetarëve të Kosovës në pronat e tyre.

Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se është momenti i fundit që Institucionet e Kosovës, në bazë të përgjegjësive Kushtetuese, t'i implementojnë politikat shtetërore të Kosovës, është momenti i fundit për të garantuar funksionalitetin e shtetit, lirinë e qytetarëve dhe pacenueshmërinë e pronës. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›