E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shpërthim në metalurgjik,4 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në furrat e shkrirjes së skrapit për prodhimin e celiqeve në uzinën e administruar nga shoqëria turke "Kurum", në ish-kombinatin e metalurgjikut në Elbasan. Shpërthimi i konsideruar si aksidental, ka shkaktuar plagosjen e katër punëtorëve, të cilët në momentin e shpërthimit të furrnaltës ishin duke punuar.
Luan Muhametaj, Arben Muhametaj, Murat Fili dhe Krusen Cungu janë plagosur rëndë si pasojë e djegieve që kanë pësuar.
Policia e Elbasanit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht thanë se shpërthimi ka qenë aksidental.
Nuk është hera e parë që furrat e shkrirjes së skrapit për prodhimin e celiqeve në uzinën e administruar nga shoqëria turke "Kurum", në ish-kombinatin e metalurgjikut në Elbasan bëhet burim aksidentesh kur vetë disa kohë më parë një tjetër aksident ka ndodhur në këto furra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›