E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy shtetas të akuzuar për vjedhje

Ky shtetas kishte vjedhur një lokal në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Nga puna e bërë ka rezultuar se ky shtetas është dhe autori i vjedhjes së agjensisë së këmbimit valutor Monygram në pronësi të një shtetasi, ndodhur me 24.08.2009 në rrugën “Luigj Gurakuqi”,Tiranë. Po punohet në grup pune nga specialistët e hetimit të krimit për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi, pasi ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka kryer disa vjedhje të tjera në qytetin e Tiranës.

Ndërkohë, është arrestuar në flagrancë duke tentuar që të vjedhë tek “Rruga e Kavajës”, një sasi veglash ndërtimi shtetasi Sabah K, vjeç 20, lindur në Kukës dhe banues në rrugën Frano Bardhi afër tregut ushqimor, i dënuar më parë. Për këto dy shtetas materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes” kryer më shumë se një herë parashikuar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›