E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive: Pas Shaqirit, edhe Xhaka në Bayern Munich

Pas Xherdan Shaqirit, Bayern Munchen, sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë edhe me futbollistin tjetër kosovar të Baselit, Granit Xhaka.

Lajmin e ka konfirmuar babai i mesfushorit, Ragip Xhaka. Sipas tij, Milani është klubi më i interesuar për t’i siguruar shërbimet e djalit të tij, por favorit është klubi më të suksesshëm gjerman.

“Interesimi i klubeve të njohura për Granitin është shumë i madh. Vlen të përmendet interesimi i Milanit, i cili është i gatshëm ta transferoj menjëherë Granitin, e po ashtu edhe Manchester United e Bayern Munchen. Mirëpo, Bayern qe tri vite e gjysmë ka shprehur interesim për Granitin dhe vazhdimisht kemi qenë në kontakte me gjermanët”, ka deklaruar Ragip Xhaka.

“Menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Bayernit e Baselit do t’i nisim bisedimet me krerët e Bayernit. Pastaj do të bisedojnë edhe klubet mes veti. Por, dua të theksoi se më së largu deri më 31 mars do të qartësohet gjithçka”, u shpreh ai.

Këto komente Xhaka i ka bërë sot në stadiumin e FC Prishtinës, të cilit klub djemtë e tij i kishin dërguar një dhuratë që përmbante veshje sportive dhe topa të futbollit. Krerët e klubit më të famshëm kosovar shpresojnë se me fanellat që i pranuan nga familja Xhaka sivjet do ta festojnë titullin e kampionit të Kosovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Gazetës Express

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›