E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enrique nuk kthehet në Barcelonë

Roma ka mohuar spekulimet rreth ekzistimit të një dëmshpërblimi në kontratën e trajnerit Luis Enrique që i mundësin atij të kthehet në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

Strategu spanjoll spekulohej se mund të zëvendësojë Pep Guardiolën në pankinën e gjigantit katalan nëse ky i fundit nuk vazhdon kontratën e tij që skadon në fund të këtij sezoni.

Por, drejtori i përgjithshëm i Romës Franco Baldini ka insistuar se: “Luis do të mbetet me ne deri më 2013, kjo është e sigurt. Nuk ekziston asnjë dëmshpërblim në kontratën e tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›