E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll/ Reid puth Doren e Zotit

Ish-mesfushori i përfaqësueses angleze, Pitër Reid ka takuar Diego Armando Maradonën në Adu Dhabi dhe me shaka I ka puthur dorën. Ky gjest zemëroi mediat dhe tifozët në Angli, madje nuk kanë munguar ata që e kanë cilësuar fyerje ndaj kombit.

Zhurma e madhe dhe polemikat që u krijuan rreth një puthjeje që në dukje ishte e pafajshme lidhen me ngjarjet e ndodhura 25 vjet më parë. Maradona dhe Reid luanin si kundërshtarë në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë. Në atë edicion, Anglia u eliminua nga Argjentina me rezultatin 2-1.

“Pibe de Oro” ishte autori I dopietës që nxorri “Tre Luanët” nga turneu. Reid ishte një prej lojtarëve që nuk e frenoi dot Maradonën në rrjetën e parë, një prej perlave të legjendës argjentinase, që është vlerësuar edhe si “Goli i shekullit”. Ndërkohë, goli I dytë është I famshëm sepse Maradona e dërgoi topin në rrjetë me dorë për një gjest që u bë I njohur si “Dora e Zotit”.

Pas zhurmës së krijuar, Reid deklaroi: “Ishte diçka e bukur që u takuam me Diegon, kujtuam kohët e vjetra dhe qeshëm pak. I thashë se gabimi më I madh që kam bërë në karrierën si lojtar ishte që nuk e kappa apo ti shkaktoja faull në ndeshjen Angli-Argjentinë dhe kjo është diçka që më ka mbetur peng. Biseduam pak dhe nëpërmjet përkthyesit I thashë që ai e devijoi me dorë atë top. Mu duk se Maradona e pranoi këtë fakt”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›