Ekskluzive/Presidenti i Hondurasit interviste per Albanian Screen

Në përfundim të një dite të ngjeshur me takime të nivelit të lartë në Shqipëri, presidenti i Hondurasit Porfirio Lobo Sosa, ka përshkruar me anë të një interviste ekskluzive dhënë për Albanian Screen, të gjitha impresionet që mori nga takimet në Tiranë. Që nga momenti i mbërritjes në Shqipëri, ku është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe gjatë gjithë vizitës së tij, presidenti i Hondurasit, ka vlerësuar maksimalisht mikpritjen e rezervuar.
Natyrisht në qendër të këtyre takimeve, si me bisedën e zhvilluar me presidentin Bamir Topi, ashtu edhe në atë të zhvilluar me kren e qeverisë zotin Berisha, presidenti i Hondurasit ka përmendur njohjen e pavarësisë për Kosovën dhe të drejtën që ky shtet ka, për tu njohur si shtet sovran.
“Në shtator të vitit të kaluar zoti Behxhet Pacolli ka bërë një vizitë në Honduras dhe pak më vonë aty erdhi dhe zoti Ilir Meta. Zoti Pacolli na shpjegoi situatën ku gjendej Kosova, për faktin sesi Kosovës po i mohohej një e drejtë, ajo për të qenë shtet i pavarur, e drejtë që e kanë shumë shtete. Ne i shprehëm qartë që solidarizohemi më Kosovën dhe i thamë se do ta njohim këtë të drejtë. Në delegacionin tonë gjatë vizitës në Kosovë ka një përfaqësues nga Republika e El Salvadorit, kjo për të konfirmuar mbështetjen tonë. Në rajonin tonë kemi atë që quhet Sistemi i Integrimit të Amerikës Qëndrore. Çështja e Kosovës është ajo që do të propozoj në mbledhjen e rradhës që do të kemi. Ne do të bëjmë propozimin tonë para dhjetorit, pra para mbylljes së këtij viti”-tha Lobo Sosa.
Por përveç premtimit që ka dhënë në Tiranë për të kryer një lloj lobimi edhe mes shteteve të tjera të Amerikës qendrore dhe asaj veriore, presidenti i Hondurasit, është interesuar edhe për situatën e biznesit në Shqipëri. Jo vetëm në mënyrë korteziale, por edhe nga informacioni që ka marrë, diplomati i huaj ka dhënë përcaktimet e tij për potencialet ekonomike që ka vendi ynë.
“Kemi marrë shumë nga eksperienca juaj në Shqipëri. Në sektorin e infrastrukturës, burimet hidrike, në atë të energjisë dhe jemi njohur me mekanizat e huave. Folëm sesi mund të sjellim investitorët e Hondurasit në Shqipëri dhe e anasjellta”-u shpreh ai.
Përveç takimeve me krerët më të lartë të shtetit, ku ka biseduar për çështje të një sfere diplomatiko-ekonomike, presidenti Sosa ka shprehur interes për të mësuar rreth situatës së biznesit dhe mënyrave të tij të operimit.
Pas vizitës me drejtuesin e Grupit Taçi Oil, presidenti Sosa shprehur vlerësim për mënyrën e operimit të biznesit në vendin tonë, duke u shprehur se shembuj të tilla në biznes duhet të zhvillohen në Honduras.
“Kemi bërë një vizitë te zoti Rezart Taçi. Ai ka qenë në zonën e Amerikës Qendrore. Ne na intereson shumë që kompani të cilat nuk janë tradicionale për ekonominë tonë të vijnë dhe të investojnë te ne, pasi kjo zgjeron mundësitë për investime. Zoti Rezart Taçi shprehu interes për të investuar në Honduras dhe ne jemi të interesuar për këtë lloj investimi. Bëhet fjalë për biznese që sjanë traditë e tregjeve tona, çka pasurojnë gamën e produkteve dhe ndihmojnë ekonominë.”-u shpreh Lobo Sosa.
Shoqërues kryesor i Presidentit Sosa në Shqipëri ishte zëvëndës kryeministri aktual i Kosovës, një prej lobuesve më të mëdhenj për pavarësinë e këtij shteti. Për Albanian Screen zoti Behgjet Pacolli tregon sesi gjeti mbështetjen e presidenti Sosa dhe firmën e tij në momentin e fundit para se ministri i Jashtëm i Hondurasit t`i premtonte homologut serb mbështetje.
“Presidentin e Hondurasit e kam takuar në rethana shumë specifike. Duke biseduar me të, duke treguar faktet në realitetin e Kosovës, ai më tha se vendi i tij do ta njihte Kosovën. Menjëherë urdhëroi që stafi i tij të gjente ministrin e punëve të jashtme të Hondurasit në mënyrë që të shkruhej menjëherë nota verbale. U bë një lidhje telefonike mes tij dhe ministrit i cili ndodhej në Nju Jork. Unë kuptova se ai hezitonte të njihte Kosovën dhe pak a shumë dëgjoja dhe fjalët që ai thoshte. Shprehej se ishte me ministrin e jashtëm të Serbisë duke biseduar dhe do të ishte shumë keq për shtetin e Hondurasit nëse do të njihte Kosovën. Ministri po refuzonte të njihte pavarësinë dhe në atë moment, presidenti i qëlloi tavolinës dhe tha: “Unë jam Presidenti dhe sot do të shkruhet nota verbale”-tha Pacolli.
Me përshtypjet më të mira dhe premtimet për të ndihmuar Kosovën në kauzën e saj, Porfirio Lobo Sosa u largua drejt Hondurasit. Në Aeroportin e Rinasit ai u përcoll nga Behgjet Pacolli dhe Presidenti i Grupit Taçi Oil.
Florian Papadhimitri