Protesta ne dhunshme ne Britani e Gjermani

Gjashtëdhjetë persona u arrestuan pas protestave që degjeneruan në dhunë, të mbajtura nga anëtarët e të djathtës ekstreme të ligës së mbrojtjes angleze EDL . Përleshjet u regjistruan në lindje të kryeqytetit britanik. Policia tha se 16 arrestime u kryen gjatë protestës ndërsa 44 persona të tjerë u ndaluan nga forcat e rendit në një autobuz, nën dyshimin për organizimin e trazirave të dhunshme.
Protesta u mbajt megjithë ndalimin e tubimeve në zonë. Sipas policisë ishin mbledhur për të protestuar rreth 1000 anëtarë të grupit të esktremit të djathtë, si dhe 1500 demonstrues që kundërshtonin tubimin e tyre. Protestuesit qëlluan me bomba molotov ndërsa rreth 3.000 forca rendi tentonin të vendosnin kontrollin. Të djathtët protestonin kundër ekstremizmit islamik në Britaninë e Madhe.
Ndërsa në Dortmund, në Gjermani, policia u përlesh më protestues të majtë të cilët organizuan një tubim në kundërshtim të marshimit të organizuar nga e djatha ekstreme. Në një deklaratë për shtyp policia bëri të ditur se protestuesit kishin qëlluar me gurë forcat e rendit që po hiqnin barrikadat e ngritura nga aktivitët e majtë për të penguar prostestën e të djathtëve.
Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gazlotsjellës dhe ujë me presion. Pjesëmarrësit në protestë ishin disa mijëra bëri të ditur policia gjermane.