Moment i se vertetes. Izraelitet ne protesta ekonomike

Si kurrë më parë izraelitët kërkojnë në protesta masive kushte më të mira jetese. Mbi 250 mijë izraelitë, plot 400 mijë sipas organizatorëve e mediave marshuan në qytetet kryesore të vendit duke kundërshtuar ngritjen e çmimeve dhe koston tejet të lartë të jetesës. Tubime masive u mbajten në Tel Aviv Jeruzael e Haifa ndërsa protesta shehon kulmin e tubimeve më të vogla të mbajtura gjatë gjithë verës.
Organizatorët e quajtën tubimin "momenti i së vërtetës" e rrisin kështu dhe presionin mbi kryeministrin Benjamin Netanjahu përsa i përket reformave ekonomike në shkallë të gjerë. "Një brez i tërë dëshiron një të ardhme," lexohej në një prej parullave të shumta që përmbytën rrugët e Tel Avivit, Haifa dhe Jeruzalemin, ndërsa protestuesit thërrisnin në kor "njerëzit kërkojnë drejtësi sociale”.
Lëvizja ngacmimet e para i mori nga një grup studentësh që bënë thirrje për mobilizim në mbarë vendin për shtesën e mesme duke kërkuar strehim me kosto më të ulta. Lëvizja popullore për herë të parë ka katapultuar ekonominë në axhendën politike të Izraelit duke ndryshuar fytyrën diplomatike të shtetit hebre të angazhuar gjithmonë me marrdhëniet e trazuara me palestinëzët e çështjet e sigurisë .
Megjithë premtimin për reforma e ngritjen e një komisioni me ekonomistë të lartë për sugjerimin e tyre, Netanyahu ka paralajmëruar se nuk do të jetë në gjendje të plotësojë të gjitha kërkesat e protestuesve, duke filluar nga uljet e taksave, zgjerimin e politikave për arsim falas dhe rritje të buxhetit të strehimit.