Torino, për sulmin Lanxhela ose Tare

Nga një anë betejat në fushë, nga ana tjetër ato në merkato. Torino është aktive në të dy frontet. Formacioni i Xhani Di Biazit do të jetë mysafir në Krotone në turin e dytë të Kupës së Italisë. Por përsa i përket merkatos, përkundrazi shoqëria torinezë nuk ndalet. Midis objektivave më të shpejta është sulmuesi i Kaljrarit, Antonio Lanxhela (por jo në këmbim të Roberto Stalones). Në alternativë mund të arrijë dhe shqiptari i Lacios, Igli Tare, shkruan datasport.it