Eksodet e bujshme të deputetëve, që sollën krijimin e partive të reja
Përçarjet e mëdha në radhët e grupeve parlamentare të partive kryesore. Cilat ishin partitë e reja që u krijuan pas luftës së brendshme politike
Shaban Sulçe
Në historinë parlamentare të Shqipërisë pas viteve ‘90 shënohen të paktën 3 largime masive dhe të bujshme të deputetëve nga radhët e partive, me të cilat ata kishin fituar mandatin në zgjedhje. Këto largime kanë qenë interesante për vetë faktin se janë pasuar edhe me krijimin e partive të reja, të cilat u janë kundërvënë ashpër partive “mëmë”. Eksodet e deputetëve do të godisnin dy herë Partinë më të madhe të së djathtës, Partinë Demokratike, përkatësisht në vitet 1992 dhe 1996, duke sjellë krijimin e Partisë Aleanca Demokratike dhe krijimin e Partisë Demokrate të Re. Këtij fenomeni nuk do t’i shpëtonte as Partia Socialiste në vitin 2004, ku 9 deputetë të saj do të shkëputeshin për të shpallur krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Rebelët e parë të PD-së
Eksodi i parë parlamentar do të niste në vjeshtë të vitit 1992, pikërisht në gjirin e Partisë Demokratike, e cila në atë kohë ishte në pushtet. Protagonistë ishin një sërë figurash drejtuese të PD-së në atë kohë, të cilët, me anë të një mocioni, shpallën qëndrimin kundërshtues ndaj mungesës së demokracisë së brendshme në parti. Ky mocion solli përjashtimin e tyre nga Partia Demokratike dhe njëkohësisht shpalljen e krijimit të Partisë Aleanca Demokratike, e cila u pozicionua në opozitë. Kreu i PAD-së u zgjodh Neritan Ceka, ndërkohë që të paktën 6 deputetë braktisën Partinë Demokratike për t’iu bashkuar PAD-së. Emrat e tyre ishin Gramoz Pashko, Teodor Keko, Perikli Teta, Arben Imami, Ridvan Peshkëpia dhe Arben Jupi. Nga gjiri i Partisë Demokratike do të shkëputeshin edhe dy deputetë të tjerë të saj në legjislaturën e vitit 1992-1996, të cilët formuan një parti të pozicionuar shumë më djathtas. Emrat e tyre ishin deputetët Abdi Baleta dhe Petrit Kalakula, të cilët shpallën krijimin e Partisë Demokratike të Djathtë. Sot, emrat e këtyre partive ekzistojnë formalisht, ndërsa rebelët Imami dhe Ceka janë bërë sërish aleatë të Sali Berishës. Imami është caktuar ministri i Mbrojtjes, ndërsa Ceka këshilltar i Berishës.
Rebelimi i dytë
Rebelimi i dytë brenda radhëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe që e vuri seriozisht në vështirësi liderin e saj Sali Berisha do të ndodhte në vitin 1999, kohë në të cilën PD-ja ishte në opozitë. Në atë kohë, të paktën 8 deputetë braktisën Grupin Parlamentar demokrat për të formuar Partinë Demokrate Reformatore, e cila do të drejtohej nga ish-këshilltari i Berishës, Genc Pollo. Së bashku me Pollon, Grupi Parlamentar demokrat do të braktisej nga deputetët Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferaj, Nard Ndoka dhe Leonard Demi, duke e katandisur Grupin e PD-së nga 24 deputetë në 19. Rezistenca e PDR-së ndaj partisë mëmë do të zgjaste edhe pas zgjedhjeve të vitit 2001, ku kjo parti arriti të fitojë disa vende në Parlament, edhe pse pati polemika të shumta për siglën e saj të ngjashme me PD-në në fletën e votimit. Sot PDR-ja është shkrirë brenda strukturave të Partisë Demokratike prej një viti, ndërsa rebelët e vitit 1999 janë sërish në krah të Berishës. Pas postit të zëvendëskryeministrit, Pollo në qeverinë e re është zgjedhur nga Berisha si ministër shteti, Xhaferaj ministër i Kulturës, ndërsa Shehu dhe Demi janë konfirmuar sërish deputetë të PD-së. Nga ana tjetër, Ndoka, i cili është kryetar i Partisë Demokristiane, pasi qëndroi një vit si ministër i Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 1”, sot gjendet sërish në opozitë ndaj kreut të PD-së.
Eksodi në PS
Përplasja Nano-Meta gjatë vitit 2003 do të reflektohej edhe në radhët e Grupit Parlamentare të Partisë Socialiste. Në atë kohë 9 deputetë, të njohur si mbështetës të Ilir Metës, do të largoheshin nga Grupi Parlamentar socialist për të qenë themelues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 15-ish deputetët socialistë, të Legjislaturës 2001-2005, përkatësisht Ilir Meta, Ndre Legisi, Spartak Braho, Monika Kryemadhi, Zabit Brokaj, Limoz Dizdari, Sokol Nako, Eduart Alushi dhe Dritan Prifti u shkëputën nga Partia Socialiste për të qenë pjesë e LSI-së.
Partitë e vogla, të krijuara nga deputetët e larguar
Në historinë e Parlamentit shënohen edhe mjaft raste të krijimit të partive të vogla dhe të reja edhe nga deputetë të vetëm, të cilët janë shkëputur nga radhët e partive të mëparshme.
Rasti më i fundit ishte ai i ish-deputetit të PS-së Shpëtim Idrizi dhe ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, të cilët dy ditë më parë braktisën partitë e tyre për të krijuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Por, në historinë e Parlamentit shënohen edhe mjaft raste të ngjashme. Në vitin 2004, deputeti Paskal Milo do të shkëputej nga Partia Social Demokrate për të krijuar Partinë Demokracia Sociale. Të njëjtën gjë bëri edhe deputeti Ligoraq Karamelo, i cili themeloi Lëvizjen për të Drejtat e Njeriut pas divorcit me PBDNJ-në e Vangjel Dules. Në radhët e PS-së u shënua gjatë vitit të kaluar një tjetër divorc, ku deputeti Petro Koçi u shkëput për të krijuar Partinë Socialiste të Vërtetë 1991. Zhvillime pati edhe brenda së djathtës. Spartak Ngjela, pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, krijoi Partinë Ligj dhe Drejtësi, Nard Ndoka do të bëhej kryetar i PDK-së pas largimit nga Partia Demokrate Reformatore, ndërkohë që ish-kreu i PDK-së, deputeti Nikollë Lesi, shpalli krijimin e Lëvizjes Demokristiane.
Parti të tjera të krijuara nga largimi i deputetëve
Deputetët Ishin Shkuan Viti
Gramoz Pashko, Teodor Keko, PD PAD 1992
Perikli Teta, Arben Imami,
Ridvan Peshkëpia, Arben Jupi
Genc Pollo, Tritan Shehu, PD PDR 1999
Ferdinand Xhaferaj, Nard Ndoka
Leonard Demi
Ilir Meta, Ndre Legisi, PS LSI 2004
Spartak Braho, Monika Kryemadhi
Zabit Brokaj, Limoz Dizdari,
Sokol Nako, Eduart Alushi
Dritan Prifti
Abdi Baleta, Petrit Kalakula PD PDD 1992
Paskal Milo PSD PDS 2004
Ligoraq Karamelo PBDNJ LDLNJ 2004
Spartak Ngjela PD PLD 2009
Petro Koçi PS PSV 91 2008
Shpëtim Idrizi PS PDU 2009
Dashamir Tahiri PDI PDU 2009
Nikollë Lesi PDK LDK 2009
Nard Ndoka PDR PDK 2006
2 Tetor 2009