Organizatat reagojnë ndaj dënimit të “Grupit të Llapit"
Këto organizata theksojnë se EULEX-i po vazhdon politikat e ndjekura deri më tani nga UNMIKU.
“Dënimin e bashkëluftëtarëve tanë e konsiderojmë si akt politik, i cili pos tjerash bazohet edhe në deklarata të rrejshme. Aty ku politika ndikohet, apo gjykatat janë nën trysninë e saj nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me zbatimin e normave ligjore – por me krijimin e precedentit juridik që është jo vetëm anakronizëm i zbatimit të drejtësisë dhe ligjeve por kjo krijon një praktikë tepër të fortë të dukurisë së arbitrarizmit dhe subjektivitetit të gjyqësorit”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.
“Të gjykohen dhe dënohen në emër të popullit, ata që luftuan për lirinë e tij; të gjykohen dhe dënohen me direktiva dhe dosje të përpiluara nga pushtuesi, ata që luftuan atë dhe krimin e organizuar nga ai është absurde”, theksohet në këtë reagim.
Një trup gjykues i përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX-it në gjykimin për krime të luftës të lëndës së ashtuquajtur “Grupi i Llapit”, vendosi sot 6 vjet burg për Latif Gashin, 3 vjet burg për Nazif Mehmetin dhe 4 vjet burg për Rrustem Mustafën.