Kupa, kualifikime me bollëk golash
Luzi 2008, Mamurrasi, Vlora e Tomori janë katër ekipet e kualifikuara nga katër çiftet e turit të dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, të formuara me skuadra të Kategorisë së Dytë. Këto katër ekipe do të bashkohen me 16 skuadra të Kategorisë së Parë dhe 12 të Kategorisë Superiore në turin e parë të edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë. Luzi 2008 eliminoi Çlirimin e Fierit në turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, duke fituar 2-1, në një ndeshje me shumë emocione. Mamurrasi -apo Adriatiku siç njihet zyrtarisht- fitoi 2-1 derbin me Ilirinë e Fushë Krujës. Bollëk i pafund golash në derbin bregdetar Vlora-Delvina (5-3), në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, Grupi i Jugut. Tomori i Berati regjistroi fitoren më të thellë në turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, duke fituar 4-1 me Domosdovën e Përrnjasit në Grupin e Jugut.
Shqipëria U-17, na mund dhe Luksemburgu
Edhe pse kryesoi 2-0 deri në minutën e 72-të – vetëm 8 minuta përpara se të përfundonte takimi – Shqipëria U-17 humbi 3-2 me Luksemburgun, duke pësuar humbjen e tretë në për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 2010 në po aq ndeshje. Sulmuesi i Interit U-17, Fabio Hoxha, shënoi për Shqipërinë në minutën e 25-të, duke shënuar edhe golin e parë të kuqezinjve në këto eliminatore. Hoxha ekzekutoi një goditje këndi, dhe aty Benkert Abdija – luan në Itali me Sienën U-17 - shënoi golin e dytë për formacionin tonë të drejtuar nga Ardian Mema. Kur duheshin edhe tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt – ndeshjet e moshës U-17 luhen nga 40 minuta çdo pjesë, 80 minuta në total – nisi dhe rrebeshi luksemburgas. Muslji (72’), Bastos (75’) e Moro (80’+1) përmbysën gjithçka duke firmosur fitoren e Luksemburgut. Në dy takimet e para Kombëtarja jonë kishte humbur 5-0 me Hungarinë dhe 3-0 me Sllovakinë.
LIGA E KAMPIONEVE
DITA 2
Të martën, 20:45
Grupi E
Fiorentina-Liverpul 2-0
Debreceni-Lion 0-4
Grupi F
Rubin Kazan-Inter 1-1
Barcelona-Dinamo Kiev 2-0
Grupi G
Unirea-Shtutgard 1-1
Rejnxhërs-Sevilja 1-4
Grupi H
Arsenal-Olimpiakos 2-0
AZ Alkmar-Standard L. 1-1
LIGA E KAMPIONEVE
DITA 2
Dje, 20:45
Grupi A
Bajern-Juventus 0-0
Bordo-Makabi Hajfa 1-0
Grupi B
CSKA Moskë-Beshiktash 2-1
Mançester J.-Volfsburg 2-1
Grupi C
Milan-Zyrih 0-1
Real Madrid-Marsejë 3-0
Grupi D
Apoel-Çelsi 0-1
Porto-Atletiko M. 2-0
1 Tetor 2009