Rama shpall nisjen e protestave: Më 10 tetor, për të kërkuar hetimin e zgjedhjeve
Kreu i PS-së: “Përshëndes deklaratat e ndërkombëtarëve, por nuk kemi rrugë tjetër”.
Shaban Sulçe
Partia Socialiste zyrtarizon përshkallëzimin e veprimeve të saj denoncuese ndaj manipulimeve dhe deformimeve të ndodhura në zgjedhjet e 28 qershorit. Partia më e madhe e opozitës ka shpallur fillimin e protestave popullore për të kërkuar hetimin e zgjedhjeve parlamentare. Kreu i PS-së, Edi Rama, i ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e parë që do të organizohet nga Partia Socialiste në datën 10 tetor. Sipas Ramës, organizimi i protestave është i domosdoshëm në kushtet kur kryeministri Sali Berisha ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të plotësojë kërkesën legjitime të Partisë Socialiste për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme, më 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit, ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritë e të drejtat e shumicës, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve”, - deklaroi dje kryesocialisti Edi Rama.
Ftesa
Kreu i Partisë Socialiste i ftoi publikisht të gjitha partitë opozitare, grupet politike e shoqërore si dhe individët, të cilët nuk mund të pajtohen me situatën aktuale. Sipas Ramës, opozita nuk mund të pajtohet me vullnetin e mbrapshtë të Berishës për të mos hapur kutitë e votimit, me hakmarrjen politike për largimin nga puna të njerëzve që janë përfshirë gjatë fushatës së opozitës, si dhe me thellimin e krizës së demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ekonomisë. “Gjendja e rëndë e vendit dhe e shoqërisë në kushtet e thellimit të krizës së demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë e vendosin tërë opozitën shqiptare, grupet politike e shoqërore dhe çdo individ që refuzon të jetojë kokulur në një vend ku s’ka asnjë barazi para ligjit e ku çdo liri dhe e drejtë është e kërcënuar pa pushim, përpara detyrimit patriotik që të bashkohet në një front proteste kundër këtij pushteti të ngritur mbi manipulimin, korrupsionin elektoral e mashtrimin publik. Unë i them kryeministrit se do të përballet me popullin opozitar të shumicës në çdo hap të rrugës së tij dhe se opozitën e dialogut dhe të konsensusit që ndërtoi një proces historik mirëkuptimi në të mirë të vendit dhe të reformave integruese në NATO e në BE do ta ketë përballë, më të vendosur se kurrë, në çdo hap të rrugës së tij, për t’i dhënë fund pushtetit të tij, në qoftë se pushteti i tij nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve të shkuara për t’i mbyllur rrugë manipulimit dhe korruptimit të zgjedhjeve të ardhshme”, - tha Rama.
Ndërkombëtarët
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se çfarë mendonte në lidhje me deklaratat e faktorit ndërkombëtar, që kërkon rikthimin në Kuvend të opozitës. Rama tha se Partia Socialiste është në të njëjtën linjë me faktorin ndërkombëtar për të zhvilluar dialogun politik në Parlament, por Rama theksoi se Partia Socialiste është e detyruar të zgjedhë rrugë alternative për sa kohë maxhorancës i mungon vullneti politik për të garantuar hetimin parlamentar ndaj zgjedhjeve të 28 qershorit. “Ndaj me ta mendimin se vendi i duhur për dialogun politik në një demokraci normale është Parlamenti dhe mezi pres që të plotësohen kërkesat tona normale për të hyrë në Parlament. Sepse pikërisht Parlamenti ka forcën ta bëjë deri në fund atë që ne kërkojmë, hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke filluar nga hapja e kutive. Por, për sa kohë nuk ka asnjë vullnet nga pala në pushtet për ta lejuar hetimin, për t’i hapur kutitë, për të na dhënë mundësinë të luajmë rolin tonë njësoj si në një demokraci normale, ne do të ndjekim rrugën alternative, duke e marrë frymëzimin te shembujt e shkëlqyer të historisë së vjetër e të re të botës demokratike ku duam të integrohemi dhe ku askush nuk guxon të manipulojë votat, të marrë peng kutitë e votimit, të nxjerrë kriminelë nga burgjet për të mbështetur pushtetin në fushatë, të hapë shkollat të dielën për t’i çuar nxënësit kope në mitingun e qeverisë, t’u presë ndihmën ekonomike familjeve të varfra që nuk votojnë për pushtetin apo më zi akoma, të heqë nga puna qytetarë që shfaqen pro opozitës”, - përfundoi Rama.
Në protestë edhe parti të djathta opozitare
Në protestën që do të organizojë Partia Socialiste më 10 tetor pritet të marrin pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të partive të djathta opozitare. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar gjatë ditëve të mëparshme një sërë takimesh me krerët e partive të djathta, ku tema kryesore ka qenë koordinimi i aksionit opozitar, ku një prej kryesoreve ka qenë edhe zhvillimi i protestave.
Për këtë Rama zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, me kreun e Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela, si dhe me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Preç Zogaj. Edhe gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Rama nuk ka ngurruar të bëjë një ftesë gjithëpërfshirëse, duke ftuar për pjesëmarrje në protestë edhe partitë e djathta, të cilat janë në opozitë me maxhorancën aktuale.
2 Tetor 2009