E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti/Fushata antiviza e liderit të PS, tregues i dëshpërimit politik

19-12-2010 / L.Quku

Kryetari i Partisë Socialiste, Edvin Kristaq Rama, s’po gjen dot elementin e duhur politik për propagandën e zezë të opozitës, pas dështimit spektakolar të kauzës së zgjedhjeve të 28 qershorit, po përhap panik se liberalizimi i vizave nuk do i mundësojë lëvizje të lirë shtetasve. Teza me të cilën ngacmon veten e tij Rama, është sa qesharake aq edhe e personifikuar si një shfaqje teatrale të tij dhe ndjekësve megalomanë. Në këtë sens, pavarësisht faktit se heqja e vizave është një arritje e jashtëzakonshme e vetë qytetarëve shqiptarë në radhë të parë dhe e reformave dhe vullnetit të palëkundur të autoriteteve të qeverisë, opozita socialiste ende s’ka gjetur kurajën e duhur, të përshëndesë këtë proces të suksesshëm, por përkundrazi kërkon të imponojë politikën e saj të boshit dhe mungesën e theksuar të alternativave politik bërës. Tri ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave Shqipëri-BE, në radhët e socialistëve është kthyer pesimizmi dhe dëshpërimi i rrezikut të mbijetesës në skenën politike, pas frymëzimit të qarqeve të dyshimta në tentativë për të dëmtuar procesin e heqjes së vizave. Edhe pse askush nga mercenarët e politikës së Moskës, s’ia doli të ri-ngrejë murin e izolimit për qytetarët e këtij vendi. Normalisht që Edi Rama me fushatën e tij antivizë, po mashtron për ditë e më tepër me fraza qesharake se të udhëtosh pa viza duhet të jesh domosdo i pasur. Njësoj si ati i tij shpirtëror, diktatori Hoxha, i cili gënjente popullin 30 vjet më parë me mashtrime të tilla si “ne s’pyesim për Evropë dhe Amerikë, vende këto imperialiste, sepse ne jemi të parët e botës dhe se sipërmarrja e lirë është një vetëvrasje ekonomike”. Eksperimentet e Enverit, sigurisht që s’do lejohen të përsëriten nga pinjolli i bllokut të tij komunist. Është i kuptueshëm ngërçi i brendshëm i opozitës dhe PS-së. Fiktiviteti në demonstrimin e saktë të nocioneve politike, vetë përjashtimi nga proceset e rëndësishme vendimmarrëse dhe karrieriste për faktorët politikë si dhe hendeku i thellë i krijuar mes përfaqësuesve përkatës dhe elektoratit socialist në Kuvend, ka shkaktuar pështjellim dhe zemërim të thellë në bazë, tek socialistët e thjeshtë të cilët me të drejtë ndjehen të braktisur dhe të lënë në mëshirë të fatit. Të ndodhur në këtë sferë të rrezikshme regresi, opozita socialiste sigurisht që s’do pranojë gabimin dhe të kthehet pas në kohë, por do tentojë të çojë deri në fund ëndrrën e çmendur të Gramoz Ruçit dhe Ramiz Alisë, sipas ditarit famëkeq të Zonjës së Zezë. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›