E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha: Kanë qenë dy kategori: shtetas të depërtuar, si dhe të painformuar

19-12-2010 / Gazeta 55

Të kthyerit në kufi, reagon Ministri i Brendshëm, tregon kategoritë e qytetarëve të kthyer në kufirin grek

Lëviza e lirë e shqiptarëve pa viza në vendet e BE-së është shoqëruar edhe me kthime në kufirin grek, të disa qytetarëve shqiptarë. Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka shpjeguar arsyet e këtyre kthimeve. Ministri Basha duke folur për personat që janë kthyer në kufi nga autoritetet greke, shpjegon se bëhet fjalë për dy kategori. Në grupimin e parë bëjnë pjesë ata shtetas që janë regjistruar në një listë të zezë dhe konsiderohen të deportuar, ndërsa grupimi tjetër nuk ka qenë i informuar dhe ka pasur probleme me sigurimin shëndetësor apo sasinë e parave që dispononte për udhëtimin.
Normalizohet situata në Kakavijë- gjatë 24 orëve të fundit hyjnë drejt territorit grek 650 shtetas shqiptarë/Shkon drejt normalizimit situata në pikën doganore te Kakavijës në Gjirokastër, ku për ditë me radhë është penguar nga policia greke lëvizja e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike.
Sipas statistikave zyrtare nga dogana e Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën greke 650 shtetas shqiptarë me pasaporta biometrike. Mësohet se 51 shtetas me pasaporta biometrike janë kthyer mbrapsht nga polica greke pasi 30 prej tyre nuk kishin dokumentacionin e nevojshme për lëvizje ndërsa 21 të tjerë ishin me precedentë penalë. Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai tha se rritja e fluksit të lëvizjes nga qytetarët me pasaporta biometrike dhe emigrantëve për festat e fund vitit ka bërë që policia të marrë masa për të mos pasur pritje dhe radhë të gjata.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›