Qeveri e unitetit kombetar ne Greqi - Papandreu jashte saj

Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe udheheqesi i opozites Antonis Samaras rane te dielen 06.11. ne darke dakord qe te krijojne nje qeveri te unitetit kombetar. Kete e beri te ditur zyra e presidentit te Greqise Karolos Papulias. Me pare Papuliasi i pati ftuar per bisedime te dy kreret e partive me te medha politike te vendit Papandreu nga PASOK-u dhe Samarasin e Nea Dimokratia. Samarasi e pranoi ftesen. Ne oret e vona te darkes te dielen nje doreheqje e Papandreut nuk perjashtohej me diskutime vazhdonin vetem per momentin se kur duhej bere kjo.
Pas bisedave zyra e presidentit te Greqise njoftoi se Papandreu nuk do te jete pjese e qeverise se ardhshme te unitetit. Ndersa negociatat per qeverine e re do te vazhdojne te henen.
Me propozimin per te vendosur ne nje referendum popullor per pranimin e kushteve per ndihmat evropiane Papandreu synoi te jepte nje goditje cliruese per klimen e rende politike ne vend. Por levizja shkoi huq. Papandreu u perpoq pas kesaj te arrije nje qeveri koalicioni. Por partneri i tij i deshiruar partia konservatore Nea Dimokratia dhe shefi i saj Antonis Samaras nuk deshen tia dine per kete
Ne duam vetem nje gje te kthehemi ne gjendje normale dhe zgjedhje te reja ne menyre qe ta stabilizojme vendin te riparojme imazhin e tij qe ta leme kete ender te keqe pas vetes sa me shpejt qe te jete e mundur.
Samarasi deshironte qetesi ne furtune. Por zgjedhjet e reja nuk do te benin qe te zhdukej barra e borxheve prej 360 miliarde eurosh. Dhe kete mund te pohosh edhe per kushtet e rrepta te cilat i kane lidhur ndihmuesit nga Evropa me programin e ndihmave. Me keto duhet te mesohet ne njefare menyre cdo qeveri ne Greqi. Me skepticizem i pa per nje kohe te gjate udheheqesi i opozites Samaras ofertat e Papandreut per tu bashkuar ne nje qeveri. Kjo nga droja e nje kurthi per konservatoret.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Antonios Samaras- skeptik per te ardhmen me Pasok-un
Kurdo qe ne kerkojme nje rrugedalje qeveria Papandreu/Venizellos bllokon me pengesa te reja. Tani me dekretin per borxhet ne duhet te shprehemi se jemi dakord per masa te cilat nuk i njohim fare. Ata socialistet vete nuk dine asgje. Ata duan nje cek te bardhe por askush nuk mund tua ofroje atyre kete.
Ata luajne poker ne Titanik eshte titulli i gazetes Kathimerini. Midis Euros dhe dhrahmise eshte titulli i gazetes To Vima. Gjendja shpirterore lekundet midis panikut fatalizmit dhe mungeses se te kuptuarit. Kunder politikaneve shperthen zemerim si tek kjo athinase
Une besoj se duhet te eleminohet i gjithe sistemi politik. Te gjithe Nuk duhet te ikin vetem 300 apo 3000 politikane. Te gjithe jane te prishur.
Populli ne Greqi eshte skeptik nese nje qeveri koalicioni do ta shpetoje vendin. Ja si shprehen qytetaret e Athines
Nje qeveri koalicioni duhet te ndaje te njejtat vlera. Ata nuk jane dakord per asgje keshtu qe asgje nuk do te jene ne gjendje te arrijne. Tani ata kane nevoje per zgjedhje per nje mandat te qarte ne menyre qe qeveria te mund te ece perpara me nje mandat te ri dhe mbeshtetjen e popullit.
Autor Auron Dodi dpa /Reinhard Baumgarten
Redaktoi Mimoza Kelmendi