E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertë të BE-së vizitojnë qendrën e kartave

Konsujt e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri zhvilluan një vizitë në Qendrën e Personalizimit të të Dhënave të dokumentave të identitetit. Zv. ministri i Brendshëm Ferdinand Poni dhe përfaqësuesit e kompanisë SAGEM paraqitën për konsujt një informacion të hollësishëm mbi dokumentat e reja të identitetit me të cilat po paisen qytetarët shqiptarë, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. Konsujt u njohëm me elementët e sigurisë të këtyre dokumentave, cilësinë e tyre, të dhënat që përmbajnë etj. Konsujt u informuan gjithashtu edhe me ecurinë e deritanishme të procesit të paisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike dhe me prodhimin së shpejti edhe të pasaportave biometrike. Konsujt u informuan se pasaportat aktuale do të vijojnë të jenë të vlefshme deri në vitin 2011, pavarësisht fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike. Drejtuesit e zyrave konsullore në Shqipëri vëzhguan nga afër edhe procesin e prodhimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike. Konsujt vlerësuan cilësinë dhe sigurinë e lartë të dokumentave të identitetit me të cilat po paisen qytetarët shqiptarë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›