E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia 9 Janarit, Topalli sulmon Prokurorinë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar sërish Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo ka akuzuar se organi më i lartë i akuzës ka mbyllur dosjen e tragjedisë së 9 Janarit 2004, ku humbën jetën plot 28 persona. Sipas numrit 1 të Kuvendit, “Dosje kaq të rëndësishme nuk mund të mbyllen. Kjo tragjedi ka qenë shpesh në qendër të kritikave të së djathtës kundër qeverisë socialiste, ndërkohë që në Shkodër anëtarët e Shoqatës "9 janari" kanë hyrë në grevë për zbardhjen e kësaj çështje”, tha ajo. Natën duke u gdhirë 9 Janri i vitit 2004 humbën jetën 28 persona, kryesisht nga veriu i vendit të cilët ishin nisur drejt Italisë me një gomone. Gomonia me klandestinë të grumbulluar nga trafikantët u nis nga brigjet e Karaburunit në Vlorë dhe mbyt në ujrat e detit Jon. Për këtë ngjarje deri tani janë dënuar disa persona.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›