Di Caprio-Winslet ritakohen pas 11 vjetesh

Ata kane zbritur ne nje shesh-xhirimi te perbashket per filmin "Revolutionary Road" qe pritet te dale ne kinemate amerikane me 26 dhjetor, ndersa ne Europe ne fund te muajit janar. Filmi flet per nje cift ne vitet ’50, martesa e te cileve shkaterrohet plotesisht.
“Fundi i dashurise mes meje dhe Leo-s duket se asnjehere nuk eshte i lumtur”, ka thene me humor Winslet ne nje interviste te gjate per revisten Entertainment Tonight. Ajo ka folur edhe per miqesine me aktorin amerikan. “Leonardo eshte njeriu me i vecante qe kam njohur, pasi asnje nuk me ben te qesh si ai dhe gjeja me e cuditshme eshte se vetem une mendoj keshtu. Nje dite Scorsese me tha se vetem une arrij te nxjerr nga Leo nje karakter te panjohur tek ai”, shton Kate, e cila shprehet e kenaqur per bashkepunimin me Di Caprio-n.
Ne vazhdim te intervistes ajo kujton edhe kohet ku po xhironin filmin “Titanic”. “Para filmit isha nje aktore e re dhe me shpresa per te ardhmen. Me Titanic ndodhi si ne nje termet, pasi nje dallge me lekundi dhe me vuri ne dukje se nuk isha gati per ate qe me priste”, theksoi aktorja britanike.
Ne fund te intervistes ajo shton se, interpretimi ne filmin e fundit ka qene vertet i veshtire. “Kam eksploruar pjese te vetes time per te cilat as qe isha ne dijeni se ekzistonin”, perfundoi Winslet.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code