E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e Juridikut ne kaos, nuk dine ku te regjistrohen

Part-time, plotesohen kuotat vetem ne dy dite regjistrime

Edhe pse kane kaluar vetem dy dite qe nga momenti i hapjes se regjistrimeve per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme, kuotat e parashikuara pothuaj jane plotesuar. Shkak per kete mendohet te jete bere pezullimi i ketij lloji studimesh per nje vit, kur vitin e kaluar nuk ishte planifikuar sistemi part-time per ne shkollat e larta. Megjithate, problemi qendron tek studentet qe synojne te fillojne studimet ne Fakultetin e Drejtesise apo te Shkencave Sociale. Ata nuk e kane idene se ku duhet te regjistrohen, prej kaosit qe ka mberthyer stafin pedagogjik te ketij fakulteti. Megjithate, ne te gjitha deget e tjera te Universitetit te Tiranes, kerkesat per part-time kane qene te shumta. Jo vetem atje, por edhe ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, kuotat thuajse jane plotesuar. Per kete, ka shume te ngjare qe te futet si kriter mesatarja e 4 viteve te shkolles se mesme. Por, te gjithe maturantet qe duan te vazhdojne studimet ne kete lloj sistemi, mund te paraqiten edhe ne ditet ne vazhdim, me dokumentet perkatese. Dokumentet e nevojshme te pranimit qe jane detajuar me udhezimin perkates se ministrit te Arsimit, jane: diploma e shkolles se mesme; certifikate personale me fotografi; 2 fotografi dhe mandati i arketimit te tarifes se regjistrimit. Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie origjinale, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore perkatese. Aplikantet ne Akademine e Edukimit Fizik e Sporteve ne Tirane, do t'i nenshtrohen edhe konkurseve te pranimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›