Shkodër, të hënën nis dëmshpërblimi i familjeve të dëmtuara nga përmbytjet
SHKODËR- Dëmshpërblimet për banorët e përfshirë nga përmbytja e fillim vitit në Shkodër do të marrin pagesat e tyre nëpërmjet postës shqiptare duke nisur nga disa e hënë e javës në vijim. Kështu deklaroi sor kryetari i këshillit të qarkut, Gjovalin Kolombi në një konference për shtyp dhënë për mediat.
Sipas tij, afati i fundit i përcaktuar për shpërndarjen e tyre është 31 maji.
"Nëse brenda kësaj date nuk shpërndahen, ato do të kthehen sërishmi prej andej nga kanë ardhur. Por ne, të gjithë së bashku do të bëjmë përpjekje që lekët të shpërndahen në rregull dhe të shkojnë tek secili banor i prekur nga dëmtimet e përmbytjeve të fillimit të vitit", theksoi Kolombi.
Gjatë verifikimit të problemeve të dokumentacionit rezulton se ka disa mospërputhje.
"Në listat përfundimtare, të cilat i janë dërguar Postës së Shkodrës për shpërndarjen e shumës përkatëse për banorët e përmbytur ne kemi anuluar disa emra, dokumentat e të cilëve do t’i nënshtrohen verifikimit të mëtejshëm", tha Kolombi.
Sipas tij, në listë janë mbi 4200 emra, ndërsa familjet që do të verifikohen janë rreth 35. Në muajt janar-shkurt qarku i Shkodrës u përfshi nga përmbytja, ku pati mjaft dëme materiale.
(e.n/BalkanWeb)