E Shtunë, 31 Tetor 2026

Susan Boyle: Gati për duet me Lady Gaga

SKOCI- Popstarja skoceze i shtrin dorën Lady Gagës. Pak muaj më parë Lady Gaga i kishte propozuar asaj një duet. Sot është radha e Susan Boyle, që edhe pse me një deklaratë indirektëe pranon të bashkëpunojë me të.

“Mendoj që Lady Gaga është një këngëtare e mrekullueshme dhe origjinale, gjithashtu më pëlqejnë edhe veshjet që përdor në skenë” – ka deklaruar Boyle.

Ndësa ka shtuar se “është e vërtetë që do të më pëlqente të kisha një duet me të” – shton këngëtarja skoceze.

Por nuk i dihet se kur do të realizohet dueti mes tyre. Përvec deklaratave asgjë serioze mes tyre.

Pritet që Boyle të këndojë edhe gjatë vizitës së Papa Benediktit në Skoci, për të cilën ajo është shprehur se do të ndjehet “e nderuar” nëse këndon gjatë meshës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›