E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani i shënon gol ish-ekipit të tij

GJERMANI- Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edmond Kapllani ka realizuar një tjetër gol me skuadrën e tij të re, Tus Koblenc, por këtë herë me një vlerë të dyfishtë. “Bomberi” kuqezi ka shënuar kundër ish-skuadrës së tij, Karlsruhes, e cila nuk e vlerësoi sa duhet në verën e shkuar.

Kapllani realizoi fare pranë portës në minutën e 31-të të takimit, kur Karlsruhe ishte duke kryesuar 1-0. Ndeshja në fund përfundoi në barazim 2-2, pasi Koblenci nuk mundi ta mbajë rezultatin edhe pse kaloi në avantazh me penalltinë e Mavriç. Sulmuesi kuqezi luajti 90 minuta, ndërsa Ervin Skela u fut në fushë vetëm në minutën e 88-të nga ana e trajnerit Petrik Sander.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›