Ekspertët: Rrezikohet shpërndarja e kartave, partitë të gjejnë zgjidhjen
EMA publikon monitorimin për procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së kartave. Shumë qytetarë pa pasaporta rrezikojnë të mos marrin dokumentet për zgjedhje
Albert Gjoka
Ekspertët e shoqërisë civile që merren me monitorimin e procesit parapërgatitor të zgjedhjeve kanë hedhur idenë që partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje ligjore për ata qytetarë që nuk do të mund të pajisen me dokumentet e reja të identitetit. Kjo kërkesë është parashtruar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, e cila publikoi dje raportin e parë të monitorimit të procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik, i financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Drejtuesit e kësaj organizate dhanë dje edhe një sërë rekomandimesh për qeverinë dhe koncesionarin. Organizatorët e monitorimit intervistuan mbi 450 qytetarë që kanë aplikuar për kartat e identitetit në tri qytetet kryesore të vendit; Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ky monitorim është i pari i këtij lloji dhe bëhet në kushtet kur po diskutohet pamundësia e pajisjes së të gjithë votuesve pa pasaporta me dokumentet e reja, me të cilat lejohet ligjërisht që të votojnë.
Propozimi
“Aktorët politikë të gjejnë një zgjidhje ligjore për t’u mundësuar qytetarëve që nuk arrijnë të pajisen me dokumente identifikimi, të ushtrojnë të drejtën e votës”. Ky është një nga rekomandimet që kanë bërë organizatorët e monitorimit, por pa u shprehur se çfarë zgjidhje duhet të bëhet. Tashmë Kodi Zgjedhor përcakton qartë se shqiptarët mund të shkojnë në kutitë e votimit vetëm me pasaportë ose me kartë identiteti. Kur kanë mbetur edhe më pak se 25 ditë, autoritetet zyrtare pohojnë se ka një numër të konsiderueshëm shtetasish që nuk kanë as pasaportë dhe as kartë, gjë që e ka bërë situatën disi alarmante. Kjo duket edhe në reagimet e opozitës, e cila ka kërkuar që Ministria e Brendshme të publikojë listat e shtetasve që nuk kanë pasaportë dhe që nuk kanë marrë ende dokumentet e reja të identitetit. “EMA”, shoqata që ka bërë monitorimin, ka bërë edhe një sërë rekomandimesh për qeverinë dhe qytetarët, ku disa prej tyre janë që aplikimet të bëhen deri më datë 7 qershor; duhet të shtohen pikat e aplikimeve, duhet të përdoren edhe pika aplikimi të lëvizshme, qytetarët që kanë aplikuar duhet të njoftohen me mesazhe ose telefonata që të tërheqin kartat etj.
Problemet
Procesi i prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit po kalon një sërë peripecish dhe problemesh teknike dhe infrastrukturore. Ky fakt është konstatuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, e cila ka bërë monitorimin e procesit në tre qytetet kryesore; Tiranë, Durrës dhe Shkodër, - aty ku ka infrastrukturë dhe trajnim më të mirë të stafit. Projekti synon të vlerësojë zbatimin e procesit dhe të rrisë transparencën e tij në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e 28 qershorit.
Ky projekt monitorimi është i pari dhe i vetmi i realizuar në Shqipëri drejtpërdrejt në terren, aty ku dhe janë shfaqur problemet më të mëdha të këtij procesi. “Afrimi i datës së zgjedhjeve kërkon një reagim sa më të shpejtë nga të gjithë aktorët e interesuar për këtë proces kaq të rëndësishëm, mbarëvajtja e të cilit është kusht për realizimin korrekt të zgjedhjeve”, - thonë organizatorët e këtij monitorimi. Ekspertët e EMA-s konstatojnë se procesi i ndarjes së kartave të identitetit ka nisur me shumë vonesë. Po ashtu, ka pasur një fluks të madh nismash dhe aktesh ligjore; 7 të tilla për një periudhë kaq të shkurtër, duke “ndikuar negativisht në qartësinë dhe qëndrueshmërinë e tij”.
“Ka munguar një fushatë e mirorganizuar informative, e cila do të duhej të adresonte të paktën problemet e shtuara këtij procesi nga ndryshimet e shpeshta ligjore dhe vonesa në nisjen e procesit. Procesi nuk është uniform as në elementet kryesore të tij, siç është orari i punës”, - thonë specialistët e organizatës monitoruese. Po ashtu, “90% e të intervistuarve nuk kanë informacion lidhur me mënyrën dhe masën e rimbursimit”. EMA thotë se “funksionimi i komisionit për evidentimin e personave të komunitetit rom dhe të komunitetit egjiptian mbetet i paqartë dhe në mungesë totale transparence ndaj publikut”. Sipas saj, “anëtarët e komisionit do të paraqiten në shtëpitë të shtetasve me origjinë rome apo egjiptiane për të lëshuar vërtetime për marrjen e dokumenteve falas e duke lënë kështu hapur mundësinë për abuzime”. Një tjetër problem është edhe mungesa e përfshirjes në proces e “Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” duke mos garantuar kështu sigurinë e të dhënave personale sipas legjislacionit shqiptar dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara”. Gjatë intervistimeve të personave kanë rezultuar radhë të gjata, qoftë në momentin e aplikimit, apo edhe të tërheqjes së kartave. Kohëzgjatja e prodhimit dhe marrjes së kartës i kalon afatet ligjore prej 14 ditësh, i konsideruar si afati minimal, pasi arrin deri në 37 ditë. Probleme janë konstatuar te qytetarët që kanë aplikuar në muajt e parë në pikat e kryeqytetit. Ka disa persona që nuk i kanë marrë ende kartat. Monitoruesit kanë parë në terren edhe probleme me infrastrukturën e qendrave; si ndërprerje të energjisë, apo edhe të internetit, defekte në pajisje etj. Po ashtu janë regjistruar gabime në hedhjen e të dhënave të sakta në karta, si emrat, mbiemrat apo edhe emrat e fshatrave apo datëlindjet.
REKOMANDIME PËR AUTORITETET PËRGJEGJËSE
Ministria e Brendshme të evidentojë personat pa pasaportë që nuk kanë aplikuar ende, t’i publikojë këto emra dhe aty ku është e mundur dhe të njoftohen personalisht në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor që veprojnë në njësitë përkatëse.
Të shpallen pranë zyrave të aplikimit dhe tërheqjes emrat e personave që iu është prodhuar letërnjoftimi elektronik dhe nuk e kanë tërhequr ende. Në këtë mënyrë do të shmangen radhët e krijuar nga personat, të cilët pyesin nëse mund të tërheqin dokumentin. Te njoftohen nëpërmjet numrave të celularit të marra gjatë aplikimit, për të kryer tërheqjen. Mediat lokale mund të ndihmojnë në publikimi e këtyre emrave për të realizuar një njoftim të menjëhershëm.
Të gjitha njësitë e aplikimit të shtojnë orarin e punës së tyre në maksimumin e tyre, duke e shoqëruar këtë me shtim personeli dhe aparaturave të aplikimit. Të shihet mundësia e shtimit të qendrave të reja të aplikimit në zona me dyndje të madhe aplikuesish.
Koncesionari dhe autoritetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për shtimin e numrit të kartave të prodhuara në ditë dhe të realizojnë shpërndarjen e tyre në pikat e shpërndarjes të paktën brenda afatit të paracaktuar të dy javëve pas aplikimit. Për të shfrytëzuar sa me mirë kapacitetet teknike të përdoren për shpërndarje dhe postet e aplikimit kur ato janë të lira.
REKOMANDIME PËR QYTETARËT
Të gjithë shtetasit pa pasaportë të aplikojnë maksimumi brenda datës 7 qershor. Aplikimet përtej kësaj date rrezikojnë pajisjen me Letërnjoftimin Elektronik të qytetarëve përpara ditës së zgjedhjeve për shkak të kohës që nevojitet nga aplikimi tek marrja e dokumentit.
Shtetasit të shfrytëzojnë më shumë oraret e vona të ditës si dhe ditët e shtuna dhe të diela, për t’u pajisur me karta identiteti pasi këto janë oraret më pak të përdorura. Media mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.
Numri i kartave të identitetit të patërhequra është shumë i madh e për këtë shtetasit që kanë aplikuar të paktën përpara 3 javësh duhet të paraqiten sa më shpejt pasi lehtësojnë kështu punën e pikave të shpërndarjes si dhe shmangin radhë të mëdha për tërheqje që mund të krijohen me afrimin e datës së zgjedhjeve.
Aplikimet arrijnë mbi 1.2 milionë, vetëm gjysma kanë tërhequr kartat e identitet
TIRANË – Numri i aplikimeve për karta identiteti ka arritur në 1 202 584 persona, ndërsa pak më shumë se gjysma e tyre I kanë tërhequr ato. Këto të dhëna janë publikuar dje nga Ministria e Brendshme, sipas së cilës, vetëm ditën e mërkurë u janë drejtuar qendrave të aplikimit në të gjithë vendin 14 900 shtetas. Zëdhënësi Fatmir Konja ka bërë të ditur se, kur kanë mbetur edhe pak ditë për të aplikuar, kanë tërhequr dokumentet e reja, me të cilat mund të votojnë më 28 qershor, në 696 314 shtetas. Vetëm dje kanë marrë dokumentet 20 807 shtetas
“Duke qenë se po shfrytëzohen vetëm 1/3 e kapaciteteve reale që kemi në terren, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë aplikuar ende, të paraqiten sa më parë pranë zyrave të aplikimit”, - tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Po ashtu, ai ka përcjellë mesazh edhe për qytetarët që kanë aplikuar deri në datën 20 maj, të cilët duhet të paraqiten për tërheqjen e letërnjoftimit.
Ambasada Amerikane vëzhgon procesin e kartave në Shkodër
SHKODËR - Jo vetëm ODIHR-i dhe OSBE-ja janë përfshirë në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve të reja të identitetit. Zëvendësambasadori amerikan ne Shqipëri, Stiven Kristina, ishte dje në qytetin e Shkodrës, ku vëzhgoi nga afër procesin e aplikimit dhe tërheqjes nga qytetarët të kartave të identitetit. Sipas autoriteteve vendore, procesi po ecën normalisht, megjithëse konstatohet shqetësimi për mostërheqjen e kartave nga aplikuesit. Vetëm në Bashkinë e Shkodrës nuk kanë tërhequr kartat e përgatitura më shumë se 13 mijë persona, gjë që mund të vështirësojë procesin në ditët e pakta që kanë mbetur deri në zgjedhjet e 28 qershorit.
4 Qershor 2009