Mashtrimi ne miliona euro me hipotekimet per kredi ne banka
Pas verifikimit për kontratat e kolateralit, bankat nisin sekuestron e “mashtruesve”. Loja me studiot vlerësuese dhe tregu prej 1 miliard eurosh me deklarime të rreme
Habjon Hasani
Tiranë - Bankat private shqiptare kanë nisur aksionin ”fshesa” në të gjithë Shqipërinë, për evidentimin e të gjitha kolateraleve mashtruese dhe të fryra nga personat që kanë marrë kredi në këto banka. Në gjashtë muajt e fundit bankat private kanë kaluar në sitë të gjitha marrëveshjet e kredidhënies dhe kanë riklasifikuar të gjitha kolateralet e personave që kishin siguruar kreditë. Këtë rivlerësim bankat e kanë kryer nëpërmjet disa studiove vlerësuese të zgjedhura nga Zyra e Përmbarimit, për të parë nivelin e “fryrjes” së kolateralit në rastet e dyshuara. Kanë qenë vetë bankat ato që kanë denoncuar në Zyrën e Përmbarimit përmbajtjen mashtruese të disa kontratave, ndërsa Përmbarimi ka pajtuar disa studio private të kryeqytetit për të bërë vlerësimin e dëmeve që kanë pësuar bankat. Në të gjithë vendin janë afro 2500 subjekte me status të ndryshëm që kanë siguruar kredi bankare duke u bazuar në pengje apo kolaterale që sot rezultojnë të atilla vetëm në letra, pasi gjendja në terren tregon se në shumë raste shifrat janë fryrë, madje në shumë raste ka pasur mbivendosje të pronave të lëna peng.
Abuzimi
Është një treg i tërë që e kalon vlerën e 1 miliard eurove ai që është lënë si kolateral në bankat shqiptare dhe që sot ka kaluar në proces riverifikimi dhe sekuestrimi. Një pjesë e mirë e kolateraleve mashtruese lidhen me biznesin. Disa vlerësues që janë pajtuar nga Zyra e Përmbarimit për të verifikuar këto raste të kontaktuara nga ”Albania” kanë sqaruar në vija të përgjithshme atë që ka ndodhur. ”Problemi nuk ka qenë vetëm fryrja e konsiderueshme e vlerës së pronës që është përzgjedhur për kolateral. Në disa raste, sidomos në dy vitet e fundit, kanë ndryshuar dhe sipërfaqet e pronave të lëna si kolateral duke u mbivendosur hartat dhe duke u paraqitur në mënyrë të gënjeshtërt si pengje dhe ato prona që nuk janë në pronësinë e kredimarrësit. Në këto raste nuk bëhet fjalë vetëm për kolaterale fiktive, por për një proces të pastër të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit bankar. Verifikimi i këtyre rasteve kërkon shumë punë, pasi për të dalë në konkluzion të saktë mbi nivelin e falsifikimit dhe të manipulimit të dokumenteve duhet të konsultosh në detaje dhe të sigurosh të dhëna nga disa zyra shtetërore, siç janë hipotekat, kadastra apo kontrata të ndryshme që janë lidhur në kohë mes palëve”, - i tha ”Albania”-s dje një prej ekspertëve të angazhuar në kryerjen e këtyre verifikimeve.
Problemet
Për vite me radhë kreditë që kanë lëvruar bankat për kategori të ndryshme njerëzish dhe biznesesh janë bazuar në vlerësime të ekspertëve privatë që shpesh kanë rritur në mënyrë të ndjeshme vlerat e kolateralit. ”Në Shqipëri nuk ka një metodologji të saktë të mënyrës së si duhet të operojnë vlerësuesit e licencuar. Kjo ka bërë që në shumë raste vlerat e objekteve apo të trojeve të jenë rritur në disafish dhe askush nuk di të kërkojë fajtorin për vetë faktin e thjeshtë sepse në Shqipëri, ndryshe nga vendet perëndimore, nuk ka një legjislacion të përshtatur me qëllim që vlerësuesit t’i lihet vetëm një interval subjektiviteti për të shmangur devijimet. Megjithatë, ngelet për t’u theksuar fakti se në disa raste këto lloj vlerësimesh kanë qenë thuajse arbitrare dhe vlerat e objekteve ndonjëherë dhe janë pesëfishuar. Mendoj se në këto raste mund të ketë pasur bashkëpunim dhe tolerancë nga vetë punonjës të bankave për arsye përfitimi të paligjshëm”, - i tha dje ”Albania”-s një ekspert rivlerësues i pajtuar nga Zyra e Përmbarimit.
4 Qershor 2009