E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Të bëhet sërish vlerësim për Shqipërinë në vitin 2010



Ekspertët e pavarur në Bruksel propozuan para pak ditësh që të bëhet edhe një vlerësim i ri për Shqipërinë në vitin 2010, në mënyrë që të merret një vendim për heqjen e vizave në zonën “Shengen”. Përfaqësuesi i Nismës për Stabilitet Europian, Gerald Knaus, u ka dërguar një letër ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Komisionit Europian në lidhje me politikat e liberalizimit të vizave me pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përderisa Tirana zyrtare u vlerësua me notën “nuk ka përmbushur plotësisht standardet”, Knaus i propozon BE-së një opsion tjetër, duke mbajtur të hapur procesin, por heqja e vizave të bëhet vetëm pasi të realizohen standardet. Ndërkaq, kreu i ESI-t thotë se Komisioni Europian duhet që të heqë vizat për maqedonasit deri në janar të vitit 2010. Sipas shefit të ESI-t, “qeveria e re shqiptare, e cila do të dalë nga zgjedhjet që do të mbahen në fund të muajit qershor, gjithashtu, ka nevojë që të ketë një perspektivë konkrete”. Për këtë arsye, është e këshillueshme që të ofrohet për Bosnjën dhe Shqipërinë një axhendë e re; opsioni më i mirë mund të jetë, duke përfshirë këto dy vende në propozimin e ardhshëm, që të shtohen në Rregullin e Këshillit, duke i futur ato në listën e bardhë të Shengenit, - por që lëvizja e lirë për shqiptarët e boshnjakët do të varet nga realizimi i të gjitha kushteve. Propozim vjen disa ditë pasi Nisma për Stabilitet Europian publikoi një raport menjëherë pas vlerësimeve që bënë ekspertët e Komisionit Europian për reformat që kanë arritur pesë vendet e rajonit.

SISTEMI i VLERËSIMIT

Maqedonia realizon kushtet, 1 pikë
Mali i Zi realizon shumicën e kushteve, 1.75 pikë
Serbia realizon shumicën e kushteve, 1.75 pikë
Shqipëria nuk realizon kushtet, 3 pikë
Bosnja nuk realizon kushtet, 3 pikë
Kosova nuk është e përfshirë në monitorim –

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›