E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia, lobim për heqjen e vizave mes rajonit dhe BE-së



Lubjana zyrtare ka vazhduar edhe dje politikat e saj lobuese në Bruksel për heqjen e vizave të 5 shteteve të Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian. Ministrja e Drejtësisë së Sllovenisë kërkoi nga homologët e saj që të marrin një vendim në bllok për të liberalizuar tërësisht lëvizjen me banorët e Ballkanit. Burimet nga mediat shtetërore sllovene nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë propozim.
Më 9 prill, ministrat e Jashtëm të 8 vendeve të BE-së propozuan në bllok heqjen e vizave me të gjitha shtetet e rajonit. Pak kohë më parë, ministrat e Jashtëm të Italisë dhe të Sllovenisë kërkuan zyrtarisht nga Brukseli që të ndërmerrej një hap i tillë deri në qershor. Madje ato propozuan një plan me disa pika. Dje, Sllovenia artikuloi për herë të parë, zyrtarisht, qëndrimin për heqjen e barrierave për lëvizjen e shtetasve nga rajoni i Ballkanit.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›