E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA, Shqipëria në vendnumëro



Kombëtarja shqiptare nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s për muajin maj. Sërish në vend të 92-të kuqezinjtë e trajnerit Josip Kuzhe, nuk kanë ndryshuar pozicion madje me një kuotë prej 400-të pikësh. Përsa i përket këtyre të fundit, Shqipëria ka 10-të më shumë se në muajin e kaluar kur ndodhej në kuotën e 390-të pikëve, ndërkohë që kundërshtari ynë i radhës ndodhet në vendin e 11-të në ranglistën botërore me 1004 pikë. Tashmë pritet që skuadra përfaqësuese të testohet në dy Në dy ndeshjet e radhës, së pari me Portugalinë për eliminatoret e Botërorit 2010 më 6 qershor dhe katër ditë më pas me Gjeorgjinë në një ndeshje miqësore. Nëse rast se do të arrihen rezultate pozitive, atëherë me shumë mundësi skuadra shqiptare do të ngjisë shkallë në klasifikim.

BOTA
KAKA
65 milionë euro jep Reali për të blerë Kakanë. Transferimi i fantazistit brazilian te Reali i Madridit duket pothuajse i sigurt. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007 dhe drejtuesit në Milanelo kanë gjetur akordin me presidentin e ri, Florentino Perez. Në Madrid, Kaka do të përfitojë 9 milionë euro për pesë vitet e ardhshme dhe i është rezervuar fanella me numrin 5.

IBRA

Ibrahimoviçi te Barcelona, duket një realitet i prekshëm. Menaxheri i tij, Mino Raiola, i hap suedezit dyert e Barcelonës. Ibra, i cili fiton 12 milionë euro në vit mund të transferohet për shumën e 70 milionë eurove. “Sigurisht që Ibra nuk mund të shitet për të njëjtën shifër, që Reali do të paguajë për Kakanë. Por Reali ka nevojë për 5-6 lojtarë, ndërsa Barça ka nevojë vetëm për një”, - tha menaxheri i tij.

MESI

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi vazhdon të distancohet nga krahasimet e specialistëve, mediave dhe tifozëve me idhullin e tij, Maradona. “Ka vetëm një Maradona. Nuk do të ketë kurrë një tjetër, apo as ndonjë futbollist që mund të jetë i barabartë me të”, - tha kampioni i Europë për “Fox Sports”. Pasi fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Champions-in në një sezon, tani 21-vjeçari ëndërron të ndihmojë Argjentinën të triumfojë në Botërorin 2010.

PATO
Pas rinovimit 3-vjeçar me Drogba, Abramoviç dëshiron edhe Aleksandre Paton. Sipas tabloidëve, oferta për sulmuesin brazilian kap kuotën e 52 milionë eurove (45 milionë sterlina). Çelsi pritet të bëjë edhe një ofertë të parezistueshme për Andrea Pirlon: në “Stemford Brixh” organizatori vlerësohet 25 milionë euro.

4 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›