E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nuk do të japë votën për amnisti fiskale

SHKRUAN: Sabina Veizaj 11-03-2011 11:46

Opozita i qëndron mendimit se nuk është koha për amnisti fiskale. Ekspertët ekonomikë pranë selisë së PS-së, mendojnë se amnistia fiskale është një dështim i sistemit fiskal. Sipas tyre, nuk është moment i duhur për ta realizuar këtë amnisti, e para sepse jemi në prag zgjedhjesh dhe në asnjë vend të botës procesi i amnistisë nuk realizohet në një kohë të tillë dhe e dyta, shteti është i dobët, i kapur dhe ka shumë korrupsion. Opozita mendon se maxhorancës i duhen votat e biznesit për zgjedhjet vendore. Në këtë mënyrë, opozita deklaron votën kundër të saj. Në këtë mënyrë, pritet që skenari i vetëm dhe i realizueshëm të jetë ai i faljes së gjobave dhe jo amnisti e plotë fiskale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›