Ekspertët: Ulja e pragut të TVSH nuk ka kuptim
Vendimi i qeverisë për të futur më shumë biznese të vogla në rrjetën e biznesit të madh mbart shumë kosto për këto biznese dhe shumë pak përfitime për buxhetin e shtetit, bëjnë të ditur ekspertë të tatimeve. Qeveria ka përcaktuar që në vitin e ardhshëm, të gjitha bizneset që kanë xhiro më të madhe se 5 milionë lekë, të klasifikohen si "biznes i madh", gjë që do t‘i detyrojë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatim-Fitimi. Më herët, pragu për një klasifikim të tillë qe 8 milionë lekë.
"Vendimi i qeverisë u mor pas lobingut të disa rrjeteve të supermarketeve, të cilat u ankuan se janë të detyruara të paguajnë TVSH për mallrat që shesin, ndërkohë që dyqanet e vogla që shesin të njëjtat mallra, paguajnë tatim të thjeshtuar mbi xhiron", tha një burim pranë qeverisë.
Por ekspertë të tatimeve thonë se ulja e pragut nuk ka as kuptim ekonomik dhe as kuptim administrativ. Sipas tyre, është e palogjikshme të detyrosh bizneset që bëjnë xhiro më të madhe se 14 mijë lekë në ditë, të mbajnë bilanc të rregullt, të punësojnë një kontabilist të autorizuar apo të hyjnë në skemën e rimbursimit të TVSH-së. Ekspertët kujtojnë se pragu i transferimit administrativ nga zyra e biznesit të vogël te zyra e biznesit të madh, ka qenë 5 milionë lekë deri në vitin 2002, por me këshillë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, u rrit në 8 milionë lekë me perspektivën për ta rritur edhe më tej. Administrata tatimore ka gjithsej 1600 të punësuar dhe ulja e pragut do të rrisë me disa mijëra numrin e subjekteve që do të duhet t‘u kontrollohet bilanci herë pas here. Për më tepër, futja në burokracinë e rimbursimit të TVSH-së, rrezikon t‘i nxjerrë jashtë tregut këto biznese jo për shkak të ngarkesës fiskale, por për shkak të kostos që mbart hartimi i dokumentacionit fiskal të nevojshëm.
"Nga pikëpamja administrative, ulja e pragut nuk ka kuptim, sepse pothuajse çdo dyqan i zakonshëm bën më shumë xhiro se 5 milionë lekë në vit dhe se kontrolli i të gjitha këtyre bizneseve është i pamundur për tatimet", thonë ekspertët. Nga pikëpamja e të ardhurave të buxhetit, ka edhe më pak kuptim, pasi një kategori shumë e madhe biznesesh të vogla, si ushqimoret apo mallrat e përziera, kanë norma shumë të ulëta fitimi, shpesh 5 apo 10 për qind dhe taksimi me TVSH i fitimeve të tyre sjell të ardhura minimale. Nga ana tjetër, për mallrat e shitura në treg, TVSH-ja paguhet në hallkat e tjera të furnizimit të tregut.
"Në total, asgjë e rëndësishme nuk pritet të ndodhë. Bizneset e vogla thjesht do të deklarojnë më pak të ardhura. Nuk ka asnjë shans që një numër kaq i madh biznesesh të kalojnë në listën e biznesit të madh menjëherë", tha një ekspert i tatimeve të Tiranës.
Gj. Erebara