Mbyllet një e treta e bizneseve të vogla
Rreth 160 biznese të vogla nga 570 që janë në total në qytetin e Shkodrës kanë kërkuar çregjistrimin për shkak të falimentit pranë degës vendore të tatim-taksave, bëhet e ditur nga zyra vendore e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Vetëm gjatë dy muajve të fundit, janë dorëzuar 31 kërkesa.
Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Tatim-Taksave në Shkodër bëjnë të ditur se aktualisht 130 biznese të vogla kanë kaluar në kategorinë "biznes i madh" dhe deri në fund të vitit pritet që të kalojnë edhe 70 biznese të tjera, bazuar në planin e qeverisë për të ulur pragun e TVSH-së nga 8 në 5 milionë lekë.
Por ky kalim nga biznes i vogël në biznes të madh i detyron bizneset e vogla të paguajnë taksë më të lartë. Konkretisht, nëse një biznes i vogël më parë shlyente detyrimet te bashkia me një shumë prej 270 mijë lekë të reja në vit tani i duhet të paguajë rreth 350 mijë lekë të reja pra 70 mijë lekë të reja më shumë në vit për llogari të tatim-taksave. Por ky kalim i biznesit të vogël në biznes të madh përveç falimentimit të shumë bizneseve të vogla dobëson dhe financat e pushtetit lokal duke forcuar financat e pushtetit qendror, konkretisht për qytetin e Shkodrës bashkisë i ikin 200 biznese vetëm për këtë vit, të cilat paguanin 54 milionë lekë të reja. Sipas Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër, e gjithë kjo bëhet që të ketë një ekonomi formale të kontrolluar nga kasat.