E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët anglezë: Në 3-5 vite, bum “Real Estate” në Shqipëri

Shqipëria konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend i fundit në Evropë ku ke mundësi tepër të mira për të fituar në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një shkrim të zgjedhuar të saj, agjencia e lajmeve ekonomike “Nubricks”, thekson se Shqipëria do të ketë një bum zhvillimi në periudhë afatshkurtër. Philip Bay, drejtori i “Colliers International Southeast Europe” citohet nga kjo agjenci të kete thënë se në tri apo pesë vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një bum të madh në tregun e pasurive të paluajtshme. Eksperti anglez shprehet se Shqipëria ka një të ardhme përpara. “Ne aktualisht jemi duke operuar në Shqipëri prej disa vitesh. Ne jemi shumë të bindur se Shqipëria ka një të ardhme përpara dhe do të ketë një rritje të konsiderueshme. Vendi ka ende një zhvillim të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka për t’u bërë tepër atraktiv në tri apo pesë vitet në vijim”, - shprehet Philip Bay. Jamez Gonzalez, analist i agjencisë ndërkombëtare “Obelisk” e vlerëson Shqipërinë si më të përshtatshme për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. “Në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi investimet në vend duke bërë që në Shqipëri të vijë kompanitë më me emër në botë. Mendoj se Shqipëria duhet parë me patjetër”, - shprehet Gonzalez. Shqipëria konsiderohet në fillesat e zhvillimit në tregun modern në fushën e pasurive të paluajtshme. Vendi, i ndarë nga komunizmi në vitin 1992, po zhvillohet me shpejtësi. Anëtarësimi në NATO dhe në BE, si dhe ulja e taksave të pasurive të paluajtshme, do të bëjë të mundur që ky vend të jetë nën monitorimin e investitorëve në vitet e ardhshme.

“Heritage Foundation”: “Në Shqipëri ekonomia pengohet nga problemet me pronën”

Pak kohë më parë një organizatë amerikane, “Heritage Foundation”, publikoi mbi Indeksin e Lirisë Ekonomike për gjithë botën, ku përfshihej edhe Shqipëria. “Heritage Foundation” vlerësoi se në Shqipëri prona dhe korrupsioni mbajnë peng ekonominë. Indeksi i lirisë ekonomike, publikuar në Uashington nga gazeta “Wall Street” dhe nga organizata amerikane “Heritage Foundation” saktëson se Shqipëria ka një liri ekonomike prej 61.4 përqindësh. Niveli i lirisë në ekonomi është rritur me 0.6 për qind gjatë vitit 2007 dhe duke u nisur nga këto detaje, jeta në Shqipëri, cilësohet nga raporti, është nën nivelin mesatar. Në përgjithësi, niveli në Shqipëri është pak i ngjashëm me vendet e tjera të Ballkanit, si Kroacia dhe Maqedonia, por përsëri mbetet shumë mbrapa me vende si Greqia, e cila është pjesë e Bashkimit Europian. Liria fiskale, liria nga qeveria, liria monetare janë të larta, por pikët Shqipërisë i redukton performanca e dobët në të drejtat e pronës dhe liria nga korrupsioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›