Aldo Bumçi: Bashkëpunim me opozitën për reformat
Bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës për reformat do të vazhdojë edhe në sesion e ardhshëm parlamentar. Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Aldo Bumçi, konfirmoi dje se mazhoranca është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me opozitën për reformat më kryesore në vend. Në një prononcim për gazetarët, deputeti i PD-së tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë jo për hir të votave të kartonave të domosdoshme në Kuvend, por thjesht dhe vetëm sepse reforma të tilla janë të lidhura drejtpërdrejt me formimin e shtetit. “Reformat zgjedhore nuk mund të bëhen pa opozitën, sepse zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe stabilitetit politik i vendit”, - tha Bumçi. Ai shtoi se pjesa thelbësore e reformës, që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, u krye. “Ky është një themel shumë i rëndësishëm i reformave në vend që nuk mund të bëhen pa opozitën, jo thjesht për numër votash, por për hir të çështjeve që mund të preken”.
Deputeti demokrat, ish-ministër i Drejtësisë, shtoi se reforma në drejtësi është gjithashtu një bosht i rëndësishëm i qeverisjes së vendit. “Ne kemi kaluar bashkërisht me opozitën në Parlament ligjin për pushtetin gjyqësor që është një nga ligjet kryesore të sistemit të drejtësisë”. Bumçi shpreson sërish në bashkëpunimin me opozitën në miratimin edhe të ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, si reformë që prek një nga shtyllat e shtetit dhe që nuk ka lidhje me qëndrim të majtë ose të djathtë. Puna e parë dhe urgjente që e pret Parlamentin menjëherë sa të fillojë punë në muajin shtator është reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Lidhur me reformën zgjedhore, është ngritur komisioni i posaçëm, të cilit në seancën e fundit për sesionin që u mbyll iu shty mandati, në mënyrë që të vazhdojë puna për hartimin e ligjit të ri zgjedhor. Në muajin korrik, komisioni i posaçëm hodhi piketat e para të ligjit të ri dhe kryesisht janë miratuar me konsensusin e të gjitha partive parlamentare pjesëmarrëse ne komision katër-pesë kapitujt e parë. Por puna më e rëndësishme dhe që pritet të sjellë debate pritet të bëhet në shtator. Nuk është diskutuar ende lidhur me formulimin e KQZ-së, komisioneve të qendrave të votimit dhe ato të numërimit të votave. Kryesisht, sipas deklarimeve të derisotme nuk pritet të kenë ndryshime të mëdha, por partitë e vogla tremben se dy partitë e mëdha së bashku mund të reduktojnë numrin e anëtarëve në këto komisione. Çështje tjetër mbetet edhe përmirësimi i ligjit për financimin dhe deklarimin e partive politike në fushata zgjedhore. Ndërsa në lidhje me reformën në drejtësi Parlamenti miratoi ligjin për organizimin e gjyqësorit, ndërsa pritet që të diskutohet dhe miratohet ligji për administratën gjyqësore, si dhe shumë ligje të tjera që do të kompletojë reformën në drejtësi.