E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tri vite, 20 mijë fermerë janë ankuar për pronësinë mbi tokën

Ndarja e tokës sipas ligjit nr. 7501 vazhdon ende sot që të krijojë probleme të shumta. Vetëm në tri vitet e fundit, mbi 20 fermerë shqiptarë janë ankuar në Ministrinë e Bujqësisë në lidhje me pretendime për sa i përket pronësisë mbi tokën. Këtë fakt e ka konfirmuar ministri i Bujqësisë, i cili shtoi se në muajin shtator do të nisë nga puna komiteti shtetëror i cili do të verifikojë të gjitha tokat që janë ndarë sipas ligjit nr. 7501. Sipas ndryshimit, në rast se fermeri që ka marrë më shumë tokë dhe e punon akoma, nuk do të penalizohet. Komisioni mund ta cilësojë si të jashtëligjshme tokën kur akti i marrjes së tokës në pronësi është lëshuar mbi tokat bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit, kur tokat bujqësore të ish-kooperativave, që shtrihen në zonën me zhvillim dhe përparësi turistike të përcaktuar me vendim qeverie, si dhe sipërfaqe të tjera të tokës bujqësore, që me vendime të organeve kompetente kanë kaluar në tokë urbane dhe përfshihen brenda vijave të qyteteve. Njëkohësisht, komisionet vendore mund të cilësojnë si të jashtëligjshme çdo sipërfaqe toke, e cila konfirmohet nga njohja e pronësisë dhe e drejta e kompensimit fizik për ish-pronarët nga AKKP-ja, si dhe çdo sipërfaqe toke që prek interesa të ligjshme të personave të tretë dhe që ekzistojnë konflikte mbi të. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë ose pronari i ri i tokës, i krijuar në mënyrë të kundërligjshme, refuzon ligjërimin e këtij titulli sipas ligjit, brenda 30 ditëve, komisioni vendor merr vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›