Raporti: Shqipëria, zbulimi në Evropë për të bërë para
“Potenciali i investimit me pasuri të paluajtshme në Shqipëri është i pamasë dhe Shqipëria është një vend, ndoshta i fundit që ka një mundësi të tillë në këtë treg”. Kështu shprehet në raportin e saj agjencia ndërkombëtare “Obelisk” kushtuar Shqipërisë dhe mundësisë që ka ky vend për të investuar. Kjo agjenci e konsideron Shqipëri si stacionin e fundit për çdo investitor perëndimor i cili kërkon të fitojë para në mënyrën më të shpejtë. Tregu i pasurive në Shqipëri, konsiderohet nga kjo agjenci si tepër i lirë dhe shumë atraktiv, ndaj dhe në raportin e saj, e konsideron Shqipërinë si një “as nën mëngë”. Agjencia “Obelisk”, e vendosur në Londër, konsiderohet si një nga agjencitë më serioze në botë për sa i përket vlerësimit të tregut. Ajo publikon raporte të herëpashershme dhe nga investitorët konsiderohet si harta për të investuar. Kësaj here, agjencia “Obelisk”, e cila nga emri përkthehet “parashikuesi”, i ka kthyer sytë nga Shqipëria dhe vlerëson potencialet e saj si dhe atmosferën për të investuar. Mjafton të klikosh në siten e kësaj agjencie, www.obeliskinternational.com, ku mund të abonohesh dhe mund të përfitosh këshilla nga ekspertët më të mirë të pasurive të paluajtshme mbi vendet ku mund të blesh sa më lirë. “Sipas OKB-së, në Shqipëri çmimi i pronave është rritur me 200 për qind duke pasur një rritje prej 20 për qind në vit në zonat më të kërkuar”, - përfundon raportin agjencia “Obelisk” duke theksuar se çdo investitor duhet të nxitojë për të blerë në Shqipëri.
Raporti
Raporti cilëson se Shqipëria është duke reklamuar, në mënyrë që të ngacmojë të gjithë investitorët për të investuar në këtë vend nga ku mund të përfitojnë shumë nga potenciali i Shqipërisë. Raporti cilëson se Shqipëria, ende një vend me nivel të ulët jetese por esktremisht me çmime të ulëta në tregun e tokës, e ka bërë atë një vend tepër të lakmuar nga investitorët. Më tej, “Obelisk” vendos në vend të parë potencialin në fushën e turizmit. Ajo shkruan se Shqipëria ndjek të njëjtat rrugë suksesi që kanë ndjekur edhe fqinjët e saj si Kroacia dhe Mali i Zi në fushën e turizmit. “Shqipëria ka male e liqene, laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, dhe kjo e favorizon atë për çdo pushues të çdo moshe apo kërkese”, - shkruan raporti. “Udhëtimi dhe turizmi në fund të vitit 2007, ka sjellë fitime të një shumë impresioniste prej 2. 247 miliardë dollarësh që kanë hyrë në ekonomi. Statistikat e “World Travel” dhe “Tourism Council”, flasin se gjatë viteve 2008 e deri në vitin 2017, turizmi në Shqipëri do të ketë një rritje të përvitshme prej 5.6 përqindësh. Nga ana tjetër hyrja e turistëve ka qenë 150 mijë për vitin 2000, ndërsa për 2005 kanë qenë 450 mijë turistë, por nga ana tjetër ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve thekson se kjo shifër do të dyfishohet këtë vit duke bërë që prodhimi i brendshëm bruto të ketë 15 për qind nga turizmi”, - thuhet në raport.
Situata në Shqipëri
Raporti i “Obeliskut” vlerëson edhe situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. “Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës u shndërrua nga një investim prej 80 milionë dollarësh, duke bërë që British Airways të fluturojë në Shqipëri tri herë në javë. Një rrugë e re tashmë po bëhet nga turistët duke filluar nga Dubrovniku në Kroaci e duke përfunduar në Sarandë në Shqipëri. Saranda është konsideruar si një nga vendet më të mira për të kaluar verën e thënë nga itinerari EasyCruiseOne's”, - vlerëson raporti i “Obeliskut”. Më tej, “Obelisk” bën edhe një pasqyrë të rrjedhjes së ngjarjeve në Shqipëri, pas rënies së komunizmit në vitin 1992. Pas rënies të komunizmit në vend, vendi ndërroi kapital duke bërë që 85 për qind e tij të zotërohej nga privati. Ajo që të bie në sy është se tashmë ekonomia zotërohet prej 50 për qind nga industria e shërbimeve si dhe mosha e re e popullsisë, ku 65 për qind e saj kanë një moshë aktive për punë, konsiderohet si një avantazh i madh. Sektori privat kaloi nga 0 për qind në fillim të vitit ‘90, në 75 për qind në vitin 1995. në vitin 2006, organizata framework "On Foreign Investment" theksonte se për investitorët, në Shqipërinë e vitit 1994, mundej të investohej në të gjitha si në agri-kulturë, pasuri të paluajtshme, investime në shërbime si dhe në privatizimet e sektorëve. Një avantazh i Shqipërisë, konsiderohet nga agjencia “Obelisk” edhe emigrantët e saj që punojnë jashtë shtetit, por që nuk lejojnë që ekonomia e vendit të bjerë. Sipas “Obelisk”, vitin e kaluar emigrantët në Shqipëri sollën 1.25 miliardë dollarë ose afërsisht 134 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe këto para, investohen kryesisht në pasuri të paluajtshme. Kërkesat e larta për pasuri të paluajtshme në zonën metropolitane në Shqipëri si dhe në zonat bregdetare kanë rritur ndjeshëm këtë treg në vend. Në Shqipëri ka ende shumë mundësi serioze për çdo investitor që preferon pronat e paluajtshme, thekson më tej raporti. Tashmë në Shqipëri, edhe shitësit lokalë punojnë me paranë e preferuar të investitorëve, euron.
“Obelisk”: Ku mund të investosh në Shqipërinë e vitit 2008
Potenciali i Shqipërisë për të investuar në pronat e paluajtshme është tepër atraktiv dhe tashmë atje shansi nuk duhet humbur. “Obelisk” shprehet se sektori i turizmit në Shqipëri po zhvillohet me hapa tepër të shpejtë duke filluar nga viti 2002. Shqipëria cilësohet vendin ideal për të investuar në turizëm duke pasur parasysh se vendi ka çmimet më të lira në Evropë, kosto jetese ende të lirë, favorizime në sistemin e taksave ndaj dhe Shqipëria është në kohën më të mirë ideale për të hedhur para.
Rritja e turizmit në Shqipëri
Sektori i turizmit në Shqipëri po kap të njëjtat nivele zhvillimi në krahasim me fqinjët e tjerë të Ballkanit, kjo pasi vendi ka male, liqene, një bregdet të mrekullueshëm i cili laget nga dy dete. Referuar “World Travel and Tourism Council” (WTTC), në fund të vitit 2007 sektori i turizmit ka sjellë 3.8 më shumë rritje në GDP-në e vendit. Qeveria shqiptare po rrit edhe fondet në vazhdimësi nga buxheti për rritjen e turizmit.
Rritja ekonomike në Shqipëri
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë mbresëlënëse që nga rënia e komunizmit në vitin 1992 kur vendi nisi zbatimin e reformave për zhvillimin e vendit. Në vitin 2007, Banka Botërore do të raportonte se Shqipëria po arshivon një rritje të suksesshme ekonomike, të fortë si dhe me inflacion të ulët.
Mundësia më e mirë për “Real Estate”
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e shpejtë edhe për arsyen se emigrantët shqiptarë kanë sjellë para në vendin e tyre. Shumica e atyre parave, të cilat përbëjnë 13 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, janë investuar në tregun e pasurive të paluajtshme, kryesisht në zonat turistike si dhe në qytetet kryesore. Ky zhvillim i tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka bërë që 60 për qind e ndërtimeve të jenë në këtë treg.
Favorizimi nga regjimi i taksave
Shqipëria ofron një klimë investimesh tepër të mirë pasi kapitali nuk tatohet. Shumë investitorë të mëdhenj të huaj po investojnë në Shqipëri kapitale të mëdha, të ndihmuar edhe nga regjimi i taksave.
Procesi i blerjeve në Shqipëri
Agjencia ndërkombëtare “Obelisk” ka detajuar për investitorët edhe procedurën që ndiqet në Shqipëri si dhe lehtësitë që ofron për të blerë pasuri të paluajtshme.
1-Blerja e pasurisë së paluajtshme në Shqipëri, përjashto tokën bujqësore, mund të jepet edhe me një qira të gjatë prej 99 vitesh në rast se kërkon të investosh.
2-Investitorët e huaj nuk e kanë detyrim që të bashkohen apo lidhen me kompanitë shqiptare për të blerë në Shqipëri, gjithsesi, investitorët duhet të investojnë në ato zona ku ndërtimi të ketë një vlerë tri herë më të madhe se kostoja e tokës.
3-Që të bësh tënden një pronë, duhet të ndjekësh procesin noterial dhe të mbyllësh rregullisht kontratat dhe pastaj të regjistrohesh, të verifikosh dhe të certifikosh pronën tek Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme sipas ligjit shqiptar me numër 7843, “Për regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”
4-Për të qenë në rregull, duhet të informohen edhe autoritet lokale për blerjen e pronës, duke iu treguar atyre aktin noterial dhe detyrimet e mbyllura. Kontrata duhet të ketë të përcaktuar kushtet e shitjes, çmimin e shitjes, detajet e plota si dhe pronësinë mbi pronën.
5-Certifikata e marrë nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme krijon mundësinë e transaksioneve me pronën, në rast se kërkoni ta rishisni.
Procesi i blerjes së pronës
1-Sipas Bankës Botërore, procesi legal i blerjes së pronës në Shqipëri do të kushtojë rreth 3.6 për qind kosto rakorduar me çmimin e blerjes dhe do të dojë një kohë prej 47 ditësh
2-Për një pronë me një vlerë prej 100 mijë eurosh, noteri do të kërkojë një detyrim prej 180 deri në 200 euro.
3-Taksa që do të paguash për vendorët do të jetë 3 për qind
4-Regjistrimi i pronës së Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të kushtojë 40 euro.