E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët e FBI kthejnë trupin e vajzës, nuk e identifikuan dot

KUFOMA E ZALL HERRIT

Pasi kanë kryer çdo analizë të mundshme, ekspertët amerikanë janë dorëzuar duke përcaktuar vetëm shkakun e vdekjes së vajzës

TIRANË- Kthehet nga Amerika e paidentifikuar kufoma e vajzës së re e cila u gjet e masakruar rreth dy vjet më parë në liqenin e Zall-Herrit në Tiranë. Dy net më parë ka mbërritur në aeroportin e Rinasit kufoma e vajzës rreth 20-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ju dorëzua institutit të policisë shkencore. mësohet se trupi i viktimës u dërgua për ekzaminime të mëtejshme nga FBI në Amerikë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë. Por as atje nuk u bë i mundur identiteti i vajzës madje as të dhënat fizike të sakta të saj apo zbulimi i ndonjë shenje e mbetur nga autorët e vrasjes. “Pas shumë ekzaminimesh të kryera në Tiranë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viktima e masakruar, e cila u gjend në liqenin e Zall-Herrit në Tiranë, më datë 22 tetor 2006 ende nuk është identifikuar. Ndërkohë që nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, kanë punuar intensivisht dhe po punojnë për zbardhjen tërësisht të rrethanave e mekanizmit të kësaj ngjarjeje”- thanë për “Shekullin” burime zyrtare nga policia e kryeqytetit.Laboratori Qendror i Kriminalistikës në Tiranë, afro dy vjet më parë, kreu një sërë verifikimesh dhe ekzaminimesh të trupit të vajzës e cila u gjet e masakruar në liqenin e Zall-Herrit në Tiranë por duke krijuar dhe një identikit, por pa mundur të identifikojë viktimës dhe autorët e vrasjes së saj. Në këto kushte trupi i viktimës u dërgua për ekzaminime të mëtejshme në Shtetet e Bashkuara, në Institutin e Patologjisë për Departamentin e Sigurisë, prej së cilës policia e Tiranës mori një raport-përgjigje. Në bazë të ekzaminimit të kryer në Amerikë rezulton se trupi i pajetë i femrës është me një shëndet të mirë dhe të plotë, duke u bazuar në autopsinë e Institutit të Mjekësisë në Shqipëri. Pesha e trupit të copëtuar peshon rreth 66 kg dhe gjatësia rreth 1.63 cm, trupi është tërësisht i kompozuar. Në trup janë gjendur gërvishje dhe shkulje të flokëve gjatë momentit të vrasjes. Sipas ekzaminimeve të kryera në Amerikë rezulton se shkaku i vdekjes së vajzës së panjohur ka ardhur si pasojë e goditjeve të rënda në pjesënprapakokës.

Të paktën tri gjuajtje në kokë, ku rezulton se ka fraktura dhe ndarë të gjitha kockat e trurit. “Trupi i femrës është gjetur në ujë, ku u krye edhe autopsia prandaj nuk mund të përcaktojmë dot plagosjet e lehta të pësuara nga kufoma”,- thuhej në raportin e FBI-së. Ndërkohë që për sa i përket copëtimit të trupit të vajzës ekspertët nuk kanë mundurtë përcaktojnë se copëtimi është bërë kur personi ka qenë gjallë apo pasi është vrarë. Trupi i vrarë ka qëndruar gjatë në ujë dhe mendohet të jetë kafshuar nga peshqit. Ndërsa, nga ekzaminimet e tjera të kryera,nuk janë gjendur dhe nuk është prekur nga insekte të tjera të tokës.

Të dhënat e viktimës

“Mosha e femrës së panjohur nuk mund të përcaktohet dot saktësisht për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike të dekompozimit, ku mund të jetë rreth moshës 20 - (18, 19, 20, 21, 22 vjeç), në kohën kur ka vdekur. Trupi ishte i ftohtë, ngjyrë të errët ku shenjat janë të pranishme. Skopi i flokëve është i gjatë dhe me ngjyrë të kuqe të lyera. Sytë nuk mund t’i përcaktojmë, përveç formës të rrumbullakta, por jo ngjyrën.. Veshët janë të vegjël dhe të shpuara me “pearcing”. Dhëmbët janë natyrale me kondicion shumë të mirë të drejtë dhe të barabartë” thuhej në raportin e FBI-së dërguar policisë së Tiranës. Ndërkohë që ekzaminimet e kryera në Amerikë kanë të njëjtin konkludim me ekspertizën e kryer në Tiranë për copëtimin e kufomës. Sipas tyre, qafa është e prerë deri në fund ku është filluar prerja nga gjëndrat tiroide, nuk tregohen shenja apo prova të tjera konkrete të therjes për shkak të dekompozimit të kufomës. Duart janë shkëputur nga trungu nëpërmjet therjes së krahëve. Të gjitha shenjat tregojnë prerje të qarta pa asnjë hezitim. Parakrahët janë prerë nga krahët nëpërmjet arterieve të kyçeve të duarve. “Nga dekompozimi nuk mund të përcaktojmë karakteristikat e plagëve pasi duart nuk janë ekzaminuar plotësisht. Nuk vihet re ndonjë shenjë të kufomës në pjesët e trupit apo ndonjë tatuazh. Kofshët janë ndarë nga trungu i trupit, këmba e djathtë është prerë nga kofsha deri tek gjuri” thuhej më tej në raport. Ndërkohë që ekzaminimet e kryera në Amerikë tregojnë se vajza nuk ka përdorur dhe abuzuar me medikamente si droga etj.

Gjetja e trupit në liqenin e Zall Herrit

Trupi i copëtuar i vajzës së re u gjet nga banorë të zonës në nëntor të vitit 2006 në liqenin e Zall-Herrit në Tiranë. Forca të shumta policie mbërritën në vendin ku u gjet fillimisht trupi për të bërë këqyrjen e provave. Brenda 10 ditëve u bë i mundur gjetja e pjesëve të tjera të kufomës. Rreth 60 persona të cilët kanë denoncuar të afërmet të tyre si të zhdukura shkuan në morgun e spitalit për të parë kufomën me qëllim identifikimin e saj, por asnjëri prej tyre nuk mundi t’i vinte një emër viktimës. Policia hetoi intensivisht për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes, por misteri i identitetit të viktimës vështirësoi hetimet. Kufoma u dërgua në Amerikë për ekzaminime të mëtejshme por as atje nuk u bë i mundur përcaktimi i saktë i të dhënave fizike apo ndonjë shenjë e mbetur nga autorët e vrasjes.

SKEDA E FBI-së PËR VIKTIMËN

EMRI : Nuk dihet, vendi në Shqipëri Femër.

DATA E LINDJES : Nuk dihet.

DATA E AUTOPSISË : Më 21 nëntor 2006

Vendi i vdekjes : Shqipëri

Vendi i kryerjes së autopsisë : Port Moruary.

1-Autopsia e femrës së panjohur u krye nga FBI me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë. Trupi i pajetë i vajzës u gjend në Zall- Herr në Tiranë Shqipëri.

2-Të gjitha pjesët e trupit të copëtuar u gjendën të gjitha në një njëjtin vend, përveç duarve afërsisht rreth datave 21 tetor dhe 9 nëntor 2006.

3-Autorizimi i Autopsisë : nga Konsultimet e FBI

4-Identifikimi: Nuk është kryer ende por është duke u bërë në vazhdimësi.

5-Shkaku i vdekjes: Është përcaktuar vrasje nga goditja e kokës. (Homicide).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›