Moti i ftohte me bore perfshin Shqiperise jugore

Moti e ftohte e me reshje debore ka perfshire mjaft zona ne Jug te Shqiperise.
Ne Gjirokaster Permet dhe Tepelene zona te tera jane bllokuar nga debora ndersa njesite vendore po synojne te perballojne problemtikat qe dalin ore pas ore.
Ne qytetin e Gjirokastres pothuajse eshte paralizuar qarkullimi i brendshem rrugor per shkak te bores dhe terrenit te thyer ndersa edhe ato pak mjete qe kane synuar te levizin jane vene ne veshtiresi. Segmenti i rruges kombetare qe lidh Gjirokastren me Saranden eshte bllokuar per mjetet e tonazhit te rende ne Qafen e Muzines. Po keshtu segmenti rrugor ai qe lidh Vloren me Saranden eshte i pakalueshem per mjetet e renda dhe autobuzet e udhetareve ne Qafen e Llogarase.
Policia e Gjirokastres u beri thirrje edhe emigranteve shqiptare te shmangin gjate ketyre diteve udhetimin. Pikat e kalimit kufitar me Greqine jane te hapura por qarkullimi i njerezve dhe i mjeteve ne to eshte ne ritme mjaft te ulta. Ne disa zona autoritet arsimore kane njoftuar nderprejen e mesimit.