Sudani i Jugut shpall pavarësinë në verë

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 15:30
Pas rezultatit të qartë të referendumit për pavarësinë në jug të Sudanit, krahina do të shpallë pavarësinë më 9 korrik.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i Sudanit Jugor, territor ky i cili aktualisht gëzon gjysmë-autonomi, Salva Kiir, në Juba.
Më parë komisioni zgjedhor kishte njoftuar se në referendumin në mes të janarit, 99 për qind e zgjedhësve kishin votuar për pavarësinë e jugut nga veriu i Sudanit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në kuadër të samitit të Unionit Afrikan në Etiopi, tërhoqi vëmendjen ndaj çështjeve ende të pazgjidhura në Sudan, si përcaktimi i vijës kufitare dhe ndarja e të ardhurave nga nafta.