Meta: Koalicioni me PD funksionoi, debati për Presidentin i parakohshëm
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh sot në një intervistë televizive, se “koalicioni me Partinë Demokratike ka funksionuar shumë më mire se sa pritej, ka qenë shumë më i qëndrueshëm dhe funksional". Por, sipas tij, ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara për të qenë efikas dhe rezultativ edhe në veprim të rezultateve elektorale.
"Ky koalicion përfaqëson maxhorancën e shqiptarëve", tha Meta, duke shtuar se "LSI ka treguar që është një alternative tepër prezente. Që nga themelimi si forcë poltike ka pasur elektorat tepër kritik. Ka ende kohë për të mbyllur këtë mandat 4 vjeçar, do t'i qëndrojmë në mënyrë tepër korrekte kësaj marrëveshjeje”.
Ndërsa lidhur me një koalicion me PS-në, Meta u shpreh se "për interesat e integrimit bashkëpunojmë, kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë me çdo forcë poltike, pastaj përsa i takon për koalicion, kjo është çështje tjetër".
Në lidhje me deklaratën e Presidentit Topi për një moskandidim të dytë Meta u shpreh se "është e drejtë e cilitdo të kandidojë ose jo, duhet respektuar mendimi i Presidentit. Sjellja e tij duhet të jetë plotësisht kushtetuese deri në diten e dorëzimit të detyrës. Kjo është shumë e rëndësishme për drejtuesin e çdo insitucioni të pavarur".
Në lidhje me kandidaturën e ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, Meta tha se “nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati tepër të parakohshëm. Është e drejtë e Nanos, duke qenë se është politikan me përvojë, ai i di arsyet pse ka zgjedhur këtë moment për të afishuar kandidimin e tij”.
Ndërsa përjashtimin e z.Islami nga grupi parlamentar i PS, Meta e cilësoi si një zhvillim dramatik. "Nuk është një zhvillim interesant, është zhvllim dramatik, jo thjesht për PS-në, por për demokracinë në vend, për arsye se nuk është thjesht një ndëshikim ndaj një individi, por shantazh që iu bëhet atyre që kanë një alternativë", tha Meta.
Sipas kreut të LSI, "PS është një forcë që duhet të japë mesazhe emancipuese dhe jo të ndërmarrë veprime të tilla që të kujtojnë kohën e inkuizicionit. Për më tepër kur bëhet fjalë për një politikan me shumë kontribute për pluralizmin politik në Shqipëri, për transformimin nga parti e punës në parti socialiste. Ka pasur rol kyç për afrimin e shumë figurave të reja intelektuale, për pozicionet e ndryshme që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme, por dhe për backgroundin e tij shkencor, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit”.
(ma.ar/BalkanWeb)