Ekspertët vlerësojnë si pozitive nismën e Qeverisë për rishikimin e buxhetit
Rishikimi i buxhetit për gjysmën e dytë të këtij viti shihet nga ekspertët si hapi i duhur që qeveria ka marrë për të stimuluar më tej ekonominë.
Eksperti i ekonomisë Artan Hoxha, i sheh si të harmonizuar këto shkurtime, pasi sipas tij ato prekin shpenzimet operative dhe jo sektorët prioritarë.
Gjithashtu Hoxha e quan këtë nismë si mjaft pozitive për të mbajtur në kontroll deficitin buxhetor dhe nivelin e Borxhit.
Shkurtimet Buxhetore, një ligj që u miratua ditën e hënë në Parlament, ka kryer në masën 9,5 për qind të programit fillestar të këtij viti dhe janë realizuar kryesisht në shpenzimet operative të administratës.