E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti Dobruna kriza do te reflektohet ne ekonomine e Evropes Juglindore

DW Zoti Dobruna prej vitesh ju ndiqni nga afer zhvillimet ekonomike ne Ballkan vecanerisht ne Kosove. Cili eshte vleresimi juaj per krizen aktuale ne eurozone duke qene se ju jetoni dhe punoni si biznesmen ne Vjene dhe merreni direkt me investimet e evropianeve atje A do te kete ndikim kjo situate edhe ne keto vende160160160

Dobruna Kriza nuk eshte dicka e re. Realisht une do ta quaja nje spirale te krizes qe ka filluar ne 2007 dhe vazhdon te thellohet edhe me tej me krizen ne eurozone. Dallimi eshte se ne fillim kjo krize kishte problemet e kreditimit bankar ndersa sot kemi probleme te likuiditetit te shteteve. Nje numer prej tyre kane jetuar jashte mundesive reale qe kane pasur duke hyre ne borxhe te thella160 te jashtme dhe keshtu jo vetem qe kane rrezikuar qendrueshmerine e tyre vetjake por kane rrezikuar edhe valuten e perbashket europiane.

Si rrjedhoje e tera kjo nuk do te kaloje pa pasoja edhe160 per vende te tjera qe nuk jane pjese e eurozones por qe aspirojne qe nje dite edhe ato ti bashkangjiten Bashkimit Europian dhe pse jo edhe eurozones. Konkretisht ketu hyjne edhe Kosova dhe Shqiperia si dhe vende te tjera te Ballkanit. Vecanerisht Mali i Zi sikurse edhe Kosova160 qe ka euron si valute zyrtare ne perdorim. Une mendoj se pavaresisht nga skenaret se si do te jene ne te ardhmen apo si do te zhvillohet kjo krize financiare e gjitha kjo do te reflektohet ne rajonin e Evropes Juglindore ne Ballkan.

DW Por ku mund te ndihet me konkretisht influenca e kesaj krize financiare ne vendet si Shqiperia dhe Kosova

Dobruna Se pari kriza do te ndikoje tek investitoret qe planifikojne te investojne atje vecanerisht tek investoret potenciale. Ne rast se kriza ashpersohet dhe praktikisht bankat behen edhe me konservatore ne financimin e projekteve posacerisht160 ne Ballkan atehere edhe rrjedhja e investimeve te huaja ne drejtim te Ballkanit160 do te ngadalesohet. Gjithashtu edhe investitoret qe jane prezent atje rrezikojne ne nje menyre apo160 tjeter per shkak te renies se ciklit te zhvillimeve ekonomike apo te ndonje krize qe mund te shfaqet me vone ne keto vende ku ata kane investuar praktikisht ndonje krize e importuar qe do te ndikoje ne stabilitetin e tyre ekonomik dhe ne riinvestimet qe ato kane ne plan. Por kriza do te kishte ndikim edhe tek bankat ekzistuese atje edhe pse jane shume te shendosha dhe sipas bankave qendrore dhe ato nderkombetare apo institucionet e huaja160 japin te dhena mjaft pozitive aktualisht dhe qe tregojne se ato jane mjaft solide dhe kane nje shendet te mire financiar. Keto banka do te perballen me probleme kur ato do te detyrohen te dergojne parate tek bankat ame nga shtetet prej nga vijne si pershembull Greqia Italia. Atehere ndikimi i krizes financiare mendoj se do te jete me i ndjeshem ne tregun fiananciar qofte ne Shqiperi apo diku tjeter ne rajon.

DW Greqia eshte aktualisht vendi me probleme shume te medha financiare. Kete krize e ndiejne ne kurriz ne radhe te pare qytetaret greke qe do te thote edhe mijera migrante shqiptare atje. Shqiperia eshte vendi qe do ta ndieje me se shumti kete apo jo zoti Dobruna

Dobruna Sigurisht qe po. Kriza ne Greqi mund te kete ndikim me te drejperdrejte edhe ne formen e remitancave. Per shembull nese Greqia detyrohet te heqe dore nga euroja te aplikoje duke kthyer perseri ne qarkullim dhrahmine sigurisht qe ajo do te devalvoje dukshem dhe si rrjedhoje e futjes se saj do te demtohen gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe ne kete menyre do te bien ne nje fare menyre vlera e remitancave pra te dergesave financiare qe i dergojne familjeve te tyre te cilat jane nje shtylle e fuqishme e ekonomise shqiptare sepse ato financojne konsumin. E njejta eshte edhe me Kosoven por ketu ka me pak ndikim ky fenomen pasi diaspora e saj eshte e shtrire me shume ne rajonet gjermanofolese.

DW Kosova ka monedhe zyrtare euron. Nese ajo dobesohet cili sektor preket me se shumti

Dobruna Nese thellohet kriza ne eurozone apo dobesohet euroja keto do te ndihen vecanerisht ne fushen e tregtise ne Kosove por ajo ka efektin pozitiv sepse eksportet kosovare mund te lirohen por ne te njejten kohe edhe importet qe nuk jane ne euro si derivatet e naftes gjithashtu160 produktet ushqimore mund te shtrenjtohen gje qe mund te kete rrjedhimisht nje efekt negativ dhe mund te shkaktoje rritje te inflacionit.

DW Ne nje kohe kur kriza financiare po shqeteson mbare boten Shqiperia dhe Kosova deklarohen se kane rritje te ekonomise dhe monedhe stabile ne vend. A eshte e mundur kjo

Dobruna Edhe Shqiperia edhe Kosova eshte fakt qe kane nje rritje te vazhdueshme te qendrueshme ekonomike ne Kosove. Ajo sillet mesatarisht 5 per qind ne vit. Jane keto te dhena nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe perparesia e dy shteteve eshte se nuk kane borxhe te larta shteterore. Si Shqiperia edhe Kosova kane borxhe te pakta qe ne nje fare menyre garantojne qendrueshmerine financiare. Megjithate qeveria e Kosoves ne vecanti duhet te kete kujdes ne likuiditetin me buxhetin ku pritet sivjet qe deficiti te jete rreth 37 per qind e produktit kombetar bruto qe nuk eshte nje shifer shume e larte por duhet mbajtur ne kontroll dhe duhet pasur kujdes te vecante ndaj saj.

DW Por ne keto vende me keto te dhena ka nje papunesi te larte dhe lulezon korrupsioni. Investitoret e huaj ankohen per mungese legjislacioni ne keto vende qe do tu garantonte sigurine ketyre investimeve dhe do ta kishin me lehte per te depertuar ne te ardhmen. Nuk ndikojne keto ne zhvillimin e ekonomise se vendit

Dobruna Keto probleme kane te bejne me shume me sundimin e ligjit. Ky eshte nje proces afatgjate qe kerkon kohe dhe para se gjithash kerkon perkushtim politik. Ne Kosove pergjegjesia eshte e ndare mes autoriteteve lokale dhe atyre nderkombetare per shkak se praktikisht fuqite juridike jane te ndara respektivisht edhe EULEX dhe KFOR kane edhe pergjegjesi ekzekutive. Keshtu qe ne nje fare menyre sa ka faj qeveria e Kosoves per mosluftimin e korrupsionit aq ka faj edhe EULEX. Ne Shqiperi kemi tjeter situate. Sigurisht qe edhe ketu qeveria duhet te punoje me shume ne drejtim te luftimit te korupsionit. Ky eshte nje kusht kryesor i nje shteti qe kerkon te thithe investitoret nga jashte. Dhe mbi te gjitha ky eshte nje faktor kryesor per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.

DW Po ne aspektin e legjislacionit si qendron puna Ju vete tashme keni pervoje si drejtues i Nismes se investimeve per Kosoven nga Vjena.

Dobruna Po ti referohemi raportit te fundit te Bankes Boterore Shqiperia ne fakt radhitet shume me mire se Kosova. Shqiperia kohet e fundit ka bere hapa me te qendrueshem ne krijimin e legjislacionit ndersa Kosova sipas ketij raporti eshte zhvendosur shume me poshte ne listen e Bankes Boterore qe nenkupton se klima e investimeve160 ka pesuar ndryshime negative. Tani qeveria ka nisur nje iniciative te re per ndryshimin e legjislacionit ku behet fjale per 12 ligje te reja qe jane ne procedure e siper dhe qe presin miratimin nga Kuvendi i Kosoves. Kjo besoj se do te ndikoje ne permiresimin e renditjes ne liste te Kosoves ne te ardhmen.

shte shume e rendesishme edhe qe qeveria e Kosoves160 ka marre nje iniciative qe160 deri ne 2014 te radhitet ne top-40 teshen e vendeve te botes per investime dhe qe te marre statusin e top-reformuesit. Mendoj se kjo eshte nje nisme shume e mire dhe pavaresisht veshtiresive besoj se eshte i realizueshem.

Intervistoi Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi Auron Dodi

160

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›