Mashtrimi, banka zvicerane UBS humb 2 miliardë dollarë
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, njofton se ka zbuluar një supermashtrim, i cili i shkakton bankës një humbje prej 2 miliardë dollarësh. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, banka UBS njofton se po heton mbi një humbje të dyfishtë për një operacion transferte të pa autorizuar dhe kryer nga një operator i tregut financiar në sektorin e bankës së investimeve. Për këtë çështje është nisur një hetim dhe banka ka shifruar për momentin një humbje prej dy miliardë dollarësh. Banka shtoi se klientët e saj nuk janë prekur nga kjo humbje. Në bursën zvicerane, ''UBS''-ja regjistroi një rënie me 7,04 për qind. Sipas bankës, ky mashtrim mund të çojë në një humbje potenciale prej dy miliardë dollarësh për bankën dhe do të zhysë në rënie të ndjeshme llogaritë e saj gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011. Policia e Londrës arrestoi një punonjës të UBS, i cili sipas mediave dyshohet se ka lidhje me këtë supermashtrim. As banka dhe as policia britanike nuk pranojnë të japim për momentin emrin e të arrestuarit, por premtojnë se do ta zgjidhnin çështjen sa më parë.