Noteri holandez përgënjeshtron shpifjet e mediave edviniste lidhur me dokumentin e 2001-it të Lulzim Bashës
Ja përgjigjja e plotë e noterit holandez Ritzo Jacob Holtman
Me datë 21 dhjetor 2001, perpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i te drejtes civile, ne Mbretërinë e Vende te Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e nje konktrate shit-blereje dhe tranferimi pasurie te patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e te cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time.
Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta ne fjalë ishte amerikane, c’ka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z. Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare.
Zyra jonë noteriale do të korrigjojë këtë gabim material të shënuar në këtë kontratë dhe do ta regjistrojë korrigjimin në Agjencinë Publike të Regjistrit të Tokës së Hollandës.
Sinqerisht
R. J Holtman
Noteri