E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti Xhorxh Fridman parashikon ngjarjet kryesore te dekades se ardhshme

Nje nga ekspertet me provokative per ceshtjet strategjike ne Shtetet e Bashkuara sot eshte Xhorxh Fridman themelues dhe drejtues ekzekutiv i grupit te parashikimeve me baze ne Teksas te quajtur Stratfor.  Ne nje liber te ri Friedman i hedh nje veshtrim dekades se ardhshme. Zoti Fridman beson se presidenca amerikane do te jete kyci qe do te vendose rezultatin e ngjarjeve.

Ne librin e tij te fundit te publikuar para dy vitesh Xhorxh Fridman analizoi 100 vitet e ardhshme duke ofruar skema te gjera se si mund te ndryshoje fati i vendeve te ndryshme. Ne studimin e tij te fundit te titulluar Dekada e Ardhshme ai perqendrohet tek shqetesimet me te pranishme dhe thote se kursi i ngjarjeve ka te ngjare te varet nga udheheqesia e atij qe do te mbaje postin e presidentit te Shteteve te Bashkuara.

Zoti Fridman thote se ajo cka nevojitet tani eshte nje udheheqje qe bazohet tek idealizmi si dhe ne kuptimin e duhur te rolit te Shteteve te Bashkuara ne bote si nje superfuqi e vetme. Ai i krahason Shtetet e Bashkuara me Romen e vjeter ku republika humbi nderkohe qe perandoria zgjerohej.  Zoti Fridman thote se shumica e amerikaneve do te preferonin te perqendroheshin tek problemet e brendshme dhe te mos merreshin me boten por ai thote se eshte shume vone per ta bete kete.

Bota duket se eshte bere barre dhe eshte mosmirenjohese. Ekziston ndjenja se ne mund te mbajme gjithcka qe kemi tani dhe te mos nderhyjme tek te tjeret por problemi qendron tek pamundesia per tu terhequr.

Ka shume diskutime rreth zhvillimit te Kines nje vend qe ka pjesen me te madhe te borxhit amerikan. Por zoti Fridman e hedh poshte idene se Kina do ti zere vendin Shteteve te Bashkuara si vendi me rol udheheqes ne bote.  

Duhet te kemi parasysh se kinezet jane te kenaqur qe na kane dhene para hua  ose per te qene me i sakte ata do te ishin me te kenaqur ti investonin parate e tyre ne bonot e thesarit amerikan pa norme interesi se sa ne Kine. Kina eshte nje vend me probleme te medha.

Xhorxh Fridman thote se nje perqindje e madhe e popullsise kineze jeton ne varferi dhe thote se ky vend aziatik do te perfshihet ne krize te brendshme ne vitet e ardhshme. Shume historiane mund te mos jene dakort me pikepamjet e zotit Friedman mbi historine amerikane.  Ne librin Dekada e Ardhshme ai thote se udheheqja me e mire eshte treguar nganjehere nga presidente qe e kane shkelur kushtetuten per te cilen ishin betuar se do ta mbronin dhe ndershmeria nuk ka qene gjithmone politika me e mire.

Sipas tij presidentet Abraham Linkoln Franklin Ruzvelt dhe Ronald Regan paten sukses sepse perdoren teknika pragmatiste dhe shpesh te ashpra te iduara nga autori i italian i rilindjes Nikolo Makiaveli.

Nje president makiavelian eshte nje njeri qe ka qellime te mira dhe qe e kupton plotesisht se eshte me e lehte te flasesh per moral se sa te perdoresh pushtetin per te arritur moralin. Secili prej tyre arriti si te thuash te perkedhele tigrin dhe te mos kafshohet. Ata ishin presidente te shkelqyer megjithese asnjeri prej tyre nuk mund te quhet i ndershem i drejtperdrejte apo qofte edhe i ligjshem.

Megjithese disa kritike e vene ne pyetje analizen e zotit Fridman libri i tij ka te ngjare te lexohet shume nga ekspertet e politikes se jashtme dhe te tjere te cilet mbeshteten tek zoti Fridman dhe ekipi i tij ne Stratfor per udhezime ne nje bote te rrezikshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›