Presidenti Obama dhe protestat ne Egjipt

Perleshjet ne Kajro mes perkrahesve dhe kundershtareve te Presidentit egjiptin Hosni Mubarak jane bere shkak per reagime te tjera nga ana e Shtepise se Bardhe. Zedhenesi i Presidentit Obama Robert Gibbs tha se neqoftese qeveria e Mubarakut nxit dhunen kesaj duhet ti jepet fund. Ti hedhim nje veshtrim pozicionimit amerikan lidhur me zhvillimet ne Egjipt.
Kaosi ne Kairo eshte shtuar megjithe njoftimin e Presidentit Mubarak se nuk do te vere kandidature per tu rizgjedhur.
Premtoj se do ti jap fund mandatit tim per hir te kombit deklaroi ai.
Por Presidenti Barak Obama kerkon me teper se kaq.
Kalimi i rregullt i pushtetit duhet te jete i vertete paqesor dhe duhet te filloje tani tha Presidenti Obama.
Por kjo nuk po shihet ne rruget e Kajros.
Demonstratat kryesisht paqesore kane marre nje kthese te dhunshme. Dje mbeshtetesit e Mubarakut disa me deve hyne ne sheshin qendror dhe sulmuan protestuesit. Tani te dyja palet jane ne konfrontim me njera-tjetren.
Ne Uashington juristja egjiptiano-amerikane Dina Guirguis qe punon ne Institutin amerikan per Lindjen e Aferme shperndau nje dokument sekret te ministrise se Brendshme egjiptiane i cili tani qarkullon edhe ne internet. Ne dokument jepen udhezime se si duhet te veprojne ndaj protestuesve forcat egjiptiane te sigurise.
..te armatosen agjentet e forcave te sigurise dhe te policise me shkopinj thika dhe shufra hekuri dhe te sulmojne me rroba civile protestuesit ne menyre qe te mos duket se jane police. Pra duhet te dime se protestuesit pro-Mubarakut shpesh perfshijne elemente te tille dhe kete po shikojme edhe sot ne rruge.
Pohime te tilla nuk jane verifikuar.
Nga rruget e Kajros disa po i bejne thirrje Presidentit Obama te tregohet me i ashper ndaj Presidentit Mubarak. Osama El Ghazali Harb eshte anetar i Koalicionit per Ndryshim qe perfshin te partite e opozites. Ai foli ne telefon me korrespondentin e Zerit te Amerikes Mohamed El Shinnawi.
Mendoj se njerezit ne Egjipt po ia hedh fajin Amerikes dhe Presidentit Obama per situaten e tyre. Ne i kerkojme Amerikes i kerkojme Uashingtonit dhe Presidentit Obama qe te jene me te ashper me Mubarakun.
J. Skot Karpenter qe punon po ashtu ne Institutin per Lindjen e Aferme thote se Shtetet e Bashkuara tashme e kane bere te qarte qendrimin dhe nuk mund te kthehen me prapa.
Mendoj se Presidenti Obama duhet te shkoje me tej tani. Shtetet e Bashkuara duke patur parasysh se rrezikohet besueshmeria e tyre duhet ta bejne krejtesisht te qarte se ne anen e cilit qendrojne.
Por analisti Anthoni Kordsman ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare thote se maturia nuk eshte dicka e keqe.
Te kerkosh doreheqjen e Mubarakut eshte njera ane ana tjeter eshte se nuk ka nje njeri per ta zevendesuar ate.
Nderkohe qe opozita po diskuton se kudh duhet ta udheheqe levizjen e saj ushtria vazhdon te mbetet ne krye. Zoti Karpenter parashikon se me ne fund ajo do te nderhyje dhe do ti kerkoje Mubarakut te largohet.
Por mundet qe Presidenti Mubarak ti jape urdher ushtrise ti shtype protestat. Pasojat do te ishte e veshtire te merreshin me mend.