E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti amerikan: “Ja çfarë ndodhi në Gërdec”

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Gërdeci”

Rodni Tejlor një ekspert amerikan që ka qenë i pranishëm në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec ka treguar të gjithë veprimet që kryheshin aty. Dëshmia e tij është përqëndruar më shumë në mekanizmin nga futja e municioneve në fabrikë e deri tek ripaketimi i produkteve të nxjerra nga çmilitarizimi. Tejlor në dëshminë e tij ka lënë të nënkuptohet se personat që punonin aty nuk ishin aspak të specializuar. Gjithashtu Tejlor ka pohuar se në Gërdec kanë punuar edhe shumë fëmijë.
Çfrarë profesioni ka, ku ka punuar dhe çfarë eksperience ka?
Inxhinjer mekanik i diplomuar në Universitetin e Missourit-Rolla.
Cila është arsyeja e ardhjes së tij në Shqipëri, kush i kontaktoi ata dhe çfarë statusi kishin?
Mua më kontaktoi Presidenti i Kompanisë Southern Ammunition, Patrick Henry III, për të udhëtuar për në Shqipëri, për të mirmbajtur makineritë e pajisura nga SAC Albademil dhe çmilitarizimin e municionit të kalibrit të vogël në Gërdec Shipëri.
Cila është fusha e Veprmtarisë së tij dhe e specialistëve të tjerë që kanë ardhur nga SHBA për të demontuar dhe çmilitarizuar municionin në Gërdec Shqipëri?
Unë mirmbaja makineritë e demontimit të municioneve të kalibrit të ulët, duke përfshirë prositjen e pjesëve të ndërtimit dhe rregullimin e transportit të barutit fijegjatë, skrap për në Belgjikë dhe metalit skrap për në SHBA për shitjen finale.
A zotëronë ai çertifkata cilësie nga autoritetet kompetente Amerikane për demontimin e municionit?
Nëse nga “ai” më sipër ju nënkuptoni Rodney S. Taylor, përgjigja është jo, por një çertifikatë e till nuk kërkohet nga ligji SHBA.
A kanë ata dijeni rreth standardeve të sigurisë, që duhet të jenë në përputhje me depozitimin dhe ruajtjen e municioneve, të cilat duhet të kalojnë procesin e demontimit dhe çmilitarizimit, apo për mënyrën e administrimit të produkteve të tjera, të tilla si barutë etj?
Sigurmi i vendit, dmth llogaria e shpërndarjes, sigurimi i rojeve, dhe kërkesat e tjera lokale janë përgjegjësi e punnjësve të MEICO dhe Albademil veprimtaria e sigurisë dhe trajtimi i produkteve që rezultonin nga dmeontimi u bë nga punonjësit shqiptare.
A mund të përshkruaj ai se si kryhej aktviteti i demontimit të në Gërdec që kur erdhën punnjësit, procedurat të cilat u ndoqën, deri në fillimin e punës, udhëzimet, personat përgjegjës përcaktuar për këtë qëllim, distancat dhe dhomat që punonjësit kishin në përputje me procesin e punës, mjetet e përdorura gjatë punës e deri në transferimin e produkteve të demontimit dhe çmilitarizimit, ku ato ishin depozituar, distancat nga vendi i magazinimit të barutit në lidhje me ndërtesat e tjera, duke përfshirë vendin ku municioni demontohej, etj.
Municioni i kalibrit të vogël çohej në Gërdec me anë të automjeteve të Ushtrisë Shqiptare, bëhej inventari nga njerëzit e MEICO-s me të mbërritur, dhe magazinohej në paketimet origjinale në dy vende të ndara nga vendi ku bëhej çmilitarizimi. Siç nevojitej, municini i kalibrit të vogël hiqej nga paketimi dhe transportohej në vendin ku kryhej demontimi i çdo pjese individuale nga makineritë e dhënë nga SAC.
SAC siguroi makineri, ndau përbërësit e municionit të kalibrit të vogël në kuti gëzhojash fishekësh, plumba dhe barut fijegjatë. Siç dilte baruti fijegjatë nga makineria, depozitohej në kontenierë të posaçëm, dhe menjëherë vendosej paketimet UN0161, projektuar dhe aprovuar për ruajtjen e këtij lloj baruti. Paketimi konsistonte në çanta plastike antistatike në kartona të zhubrosur, çantat ishin të mbyllura me spango lidhëse dhe më pas kartonat u mbyllën me letër ngjtëse. Çdo karton përmban maksimalisht 20 kilogram barut fijegjat, edhe pse kapaciteti i miratuar ishte 25 kilogram. Çdo karton i mbushur dhe i vulosur hiqej menjëherë nga zona ku demontimi i municioneve të kalibrit të vogël kryhej, dhe vendosej në magazinën e përkohëshme që ishte e ndarë nga ndërtesa ku kryhej demontimi. Pasi kartonat grumbulloheshin në ndërtesën e përkohëshme të magazinimit të barutit fijegjatë, ato transportoheshin në ndërtesa të vetmuara magazinimi që ndodheshin 300 deri në 500 metra nga zona e demontimit. Kutitë e gëzhojave grumbulloheshin në çanta transporti për shitjen përfundimtare, dhe plumbat akumuloheshin në çanta të ndara transporti.
Çfarë masash u morën në “fabrikën” e Gërdecit me qëllim që punonjësit mund të kryejnë procesi e demontimit dhe çmilitarizimit të municionit sipas kushteve të sigurisë së lartë?
Makineitë e SAC dhe kontenierët grumbullues u vendosën sëbashu për të ulur mundësinë2 e formimit statik. Sasia e barutit fijegjatë i akumuluar në secilën makineri mbahej në minimum dhe menjëherë transferohej në kartonat e miratuara për transport në zonën e veçuar të magazinimit. Për të zvogëluar mundësinë e marrjes flakë në mënyrë aksidentale baruti fijegjatë, dyshemeja ku demontohej municioni i kalibrit të vogël mbahej vazhdimisht e lagur dhe e pastër. Në mënyrë tipike, vetëm municini i kalibrit të vogël që mund të procesohej në një turn sillej në zonën e demontimit. Kovat e zjarrit mbusheshin me ujë dhe pranë gjithë punonjësve në rast rënie zjarri.
A kanë parë ata ndonjë punonjës të mitur(nën moshën 18 vjeç) në fabrikën e Gërdecit, dhe a ishin punonjësit e trajnuar në përputhje me standardet dhe kushtet e përcaktuara, për disiplinimin e procesit të demontimit të çmilitarizimit të municionit, nën kushtet e sigurisë së lartë për jetën?
Unë nuk e di moshën e punonjësve, megjithëse në fillimet e projektit disa njerëz ishin angazhuar në heqjen e paketimit ushtarak, të cilët dukeshin se ishin shumë të rinjë. Shumica e punonjësve të angazhuar në demontimin aktual të municionit të kalibrit të vogël dukeshin se ishin më të mëdhenjë se 18 vjeç, por mund të ketë pasur punonjës më të rinjë. Unë nuk kisha të drejtë të hyja në të dhënat e punonjësve, dhe unë nuk mund të bisedoja me punonjësit për shkak të pengesës së gjuhës. Unë nuk merrja pjesë në trajnimin e ndonjë punonjësi, dhe unë nukkam njohuri personale për trajnimin e siguruar nga personeli i Albademil.
Kush e bëri rajnimin në fabrikë? Për sa kohë u bë trajnimi? A au mbajtë ndonjë dokumentacion për të reflektuar këtë akt dhe kush e mbajti?
Unë mbërrita në Shqipëri më 3 korrik 2007 dhe nuk isha i pranishëm në ndonjë trajnim që mund të jetë bërë kur filloi prodhimi. Nuk kam ndonjë dijeni tjetër për detajet e programit të trajnimit apo ndonjë dokumenti lidhur me të.
A kishte ndonjë rregullore në fabrikën e Gërdecit, që rregullonte teknologjinë dhe standardet e sigurisë për kryerjen e procesit të demontimit dhe atë të depozitimit të municioneve dhe produktet e tij, të tilla si barutë, etj?
Nuk e kuptojë plotësisht pyetjen, por përshkrimi i shitjes së barutit fijegjatë dhe produkteve të tjera është dhënë në përgjigjet e mia më sipër.
A lidhi ai ndonjë kontrat për sa i përketë për sa i përketë punës së tij dhe me kë e lidhi kontartën?
Unë kontaktova me SAC për shërbime e mia në Shqipëri.
Kush i pagoi rrogat dhe shpenzimet e tyre në Shqipëri?
Unë nuk morra rrogë gjatë kohës sime në Shqipëri, por SAC siguroi fonde për blerjen e pjesëve të këmbimit dhe artikujve të tjerë që kërkoheshin për të mirmbajtur makineritë e siguruara nga SAC dhe shpenzimet personale lidhur me qëndrimin tim në Shqipëri. Kostoja e akomodimit tim në hotel u pagua nga kompania shqiptare e përfshirë në këtë proces.
Çfarë municini u demontua dhe çmilitarizua në kohën që ata ishin të pranishëm në Shqipëri?
Vetëm municionet e kalibrit 7.62mm x 54R, 12.7mm dhe 14mm dhe sasi shumë të vogla, të kalibrave të tjerë më të vegjël, u demontua gjatë periudhës së mbërritjes sime, në 3 korrik 2007 deri në largimin tim në 23 dhjetor 2007. më pas u ktheva në Shqipëri në 18 shkurt 2008, për të rregulluar transportimin e pajisjeve të siguruara nga SAC për demontimin e municioneve të kalibrit të vogël dhe për të transportuar barutin që mbetej nga ai projekt për në Belgjikë. SAC gjithashtu kërkonte të blente nga Albademil disa produkte metali skrap, që dilnin nga çmilitarizimi i kalibrave të vegjël, dhe po bëja rregullime për dërgimin e këtyre produkteve kur të arrihej një marrveshje për këtë blerje.

Ky lajm është publikuar: 18/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›